“Rreth orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor. Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathtë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.