By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij
August 2, 2025
Është publikuar lista e vendeve më të rrezikshme në Evropë, me një surprizë në krye
August 2, 2025
Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?
August 2, 2025
Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë
August 2, 2025
Gazsjellësi i Azisë Qendrore që furnizon ushtrinë ruse mbyllet pas shpërthimeve
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarë shqiptarë mblidhen në Cërrik të Elbasanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetarë shqiptarë mblidhen në Cërrik të Elbasanit
Lajme

Gazetarë shqiptarë mblidhen në Cërrik të Elbasanit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/23 at 11:06 PM
Kosova Times Published December 23, 2024
Share
SHARE

Dikur, Cërriku njihej si qendër e rafinerisë së naftës, stacionit qendror të makinave e traktorëve dhe kultivimin e duhanit. Por sot, këta sektorë janë mbyllur qysh shekullin e kaluar. Cërriku, ngjitur me hidrocentralin e Banjës pritet qe liqeni i tij të shndërrohet në atraksion turistik, shkruan Kosovatimes.


Sektori i bujqësisë është ndër kryesorët, ku në të katër stinët mund të prodhohen të gjitha llojet e perimeve. Ky qytet, i shtrirë në një zonë fushore dhe kodrinore mes dy lumenjve Shkumbin dhe Devoll, ka një potencial të madh të zhvillimit të turizmit. Arsyeja e vizitës në këtë qytet ishte organizimi i aktivitetit tradicional në fundviti nga ana e Unionit të gazetarëve te Qarkut të Elbasanit, ne bashkëpunim me UGSh me qendër ne Tirane dhe shoqatën “RessEgnatia”. Ky qytet me 15.000 banorë, edhe pse i vogël, por me resurse njerëzore të jashtëzakonshme, është vend që i ka dhënë Shqipërisë me dhjetëra e dhjetëra emra të shquar në të gjitha fushat e jetës dhe vazhdon ti japë , pavarësisht se emigrimi dhe migrimi, ka bërë punën e vet.Një qytet i qetë me infrastrukturë të re rrugësh, trotuaresh, ndriçim dhe i pastër. Planet e prezentuara nga kreu i Bashkisë ishin ambicioze, pavarësisht të hyrave jo të mëdha që mund të ketë kjo Bashki.

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, në një pritje për gazetarët prezantoi një bilanc pune në këtë Bashki si drejtues i saj, dhe objektivat e tij për vitet në vazhdim, sidomos në infrastrukturë duke bërë një balancë të pjesës urbane me pjesën rurale përreth saj. Pas bisedës informuese lidhur me projektet e realizuara, kryetari Salla në interesimin e gazetarëve u ndal, edhe te çështja e potencialit turistik që ka ky vend si pjesë e kompozicionit turistik të qarkut të Elbasanit, i cili po lulëzojnë nga Agrofermat, tashmë të njohura për vizitorë vendorë dhe të huaj.

-“Ka disa pjesë turistike me një përqindje më të vogël se sa Elbasani, Belshi, Gramshi, ku më shumë është e fokusar në sektorin bujqësor, që e ka ky vend. Tashmë jemi në tentativë për të bërë disa pika turistike. Kemi një kala që e quajmë të Qafës, në një zonë më të lartë, një pjesë atraksioni ku lëshohen me Paraglidere. Kemi liqenin, ku jemi në biseda me Gramshin që të lidhim një zone dhe duke e bërë bashkë ta kthejnë një zonë në atraksion turistik”, – tha ai.
Lumi Devoll, që gjarpëron pranë qytetit, i jep një dimension tjetër, për ta kthyer në atraksion turistik, ku tashmë kanë filluar të ngrihen agroferma me produktet e freskëta bujqësore nga kjo trevë.
Pas takimit në Bashki, gazetarët vijuan festën në Resortin “Ura e Suloves”, ku veç të tjerash shijuan gatimet tradicionale të zonës dhe u argëtuan me këngë dhe valle me motive nga gjithë trevat shqiptare.

 

Besim Dybeli, kryetar i qarkut të gazetarëve të Elbasanit e cilësoi mbrëmjen me një atmisferë festive. “Pëtej modestisë së kolegëve dhe timin, Unioni i Elbasanit është “VIP”, jo vetëm për numerikun, por edhe nga profesionalizmi, nga cilësia e punës dhe nga shpërndarja në media, ku një pjesë e mirë e gazetarëve në Tiranë e kanë marrë rrugën nga Elbasani.

Ai vlerësoi pjesëmarrjen e gazetareve nga Kosova dhe Presheva në shumë evente që kanë organizuar , ku Unioni i Elbasanit është organizator i Ditës së Miqësisë së gazetarëve shqiptarë që organizohet në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe kudo në trevat shqiptare nga mesi i shkurtit.

“Kjo traditë është bërë “zakon” në Union ku gazetarët organizohen çdo vit sa në një qytet në tjetrin jo vetëm në raste festash por dhe për evente të tjera pune brenda axhendave kalendarike të çdo Dege të Unionin ndër Qarqet e Vendit”, tha ai.

https://www.facebook.com/100000930579925/videos/pcb.28315747038039604/607666751740918

Atmosfera e ngrohtë e mbrëmjes në resort “Ura e Sulovës”, u shoqërua me biseda midis gazetarëve nga të gjitha trevat shqiptare mbi përvojat e tyre gazetareske. Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin dhe kryetari i UGSH, Aleksander Çipa, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku, gazetaret analistë Frrok Çupi, Henri Çili, Mentor Kikia, Anila Hoxha, si dhe gazetarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Ndahemi nga kjo mbrëmje e bukur, në një një ditë të bukur me diell, duke lënë një përshtypje të fortë. Një mbrëmje e paharrueshme, e ngrohtë, e shndritshme. Gazetarët nga trevat shqiptare falënderuan pa fund për kohën që kaluan, të cilëve u dha shumë ngrohtësi./Kosovatimes

You Might Also Like

Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Osmani për ‘Sunny Hill’: Rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

Kurti: Libri `Përpjekja` i Ramiz Arifit pjesë e letërsisë së burgut

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Sulmi ndaj dy policëve në krye të detyrës, reagon Sindikata e Policisë

Kosova Times December 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

AUV: 6 kafshë asgjësohen pas rezultimit pozitiv me turbekuloz

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Dy anije mallrash në Detin e Kuq goditen nga raketa të hedhura prej Jemenit
Kosovë, sfidat e zhvillimit ekonomik në vitin 2023
Kosova me lumenj të degraduar e pa harta të rrezikut nga vërshimet
Pjesëtarët e dehur të forcave ruse hapën zjarr ndaj mercenarëve të grupit famëkeq “Wagner”, Prigozhin u tërbua…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?