By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përbërësi sekret për një gjellë pule të thjeshtë dhe të shijshme
September 27, 2025
Pure patatesh me gjalpë dhe sherbelë
September 27, 2025
Cilat janë rregullat dhe procedurat për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian?
September 27, 2025
Osmani: Bisedë përmbajtësore me presidentin Trump
September 27, 2025
Rusia detyron 48 fëmijë ukrainas në trajtim psikiatrik
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet monografia e Klubit të Futbollit Prishtina, kushtuar 100-vjetorit të themelimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Promovohet monografia e Klubit të Futbollit Prishtina, kushtuar 100-vjetorit të themelimit
Sport

Promovohet monografia e Klubit të Futbollit Prishtina, kushtuar 100-vjetorit të themelimit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/23 at 9:15 PM
Kosova Times Published December 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të promovimit të monografisë së parë të Klubit të Futbollit Prishtina, kushtuar 100-vjetorit të themelimit të klubit. 

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj ngjarjeje, për të promovuar jo vetëm një libër monografik, por edhe për ta kujtuar një histori me plot suksese e krenari të klubit të futbollit Prishtina.

“Futbolli në Kosovë ka rrënjë të thella historike”, tha ai, duke sjellë në kujtesë vitet pas Luftës së Parë Botërore, atëbotë kur filluan të krijoheshin e të organizoheshin klubet e para futbollistike në Kosovë, në mesin e të cilëve ishte edhe Klubi i Futbollit Prishtina, i themeluar në vitin 1922, që dikur mbante edhe emrin “Kosova”.

“Atëherë kur nuk kishim e nuk lejohej të kishim përfaqësuese të Kosovës, klubi Prishtina ishte përfaqësuesja jonë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se momentet më kulmore të këtij klubi, i kujtojmë në vitet e 80-ta, me gjeneratën e artë të Prishtinës, me në krye kapitenin Fadil Vokrri dhe padyshim me shokët e tij, gjeneratë kjo që bëri bujë të madhe duke u bërë klubi i parë nga Kosova që garoi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë në stinorin 1983-1984.

Me këtë rast, kryeministri ka kujtuar jo vetëm sfidat sportive në fushat e blerta, por edhe sfidat tjera politike e sociale jashtë fushe nëpër të cilat kishte kaluar FC Prishtina, për të cilat tha se e bënë më të fortë Prishtinën, duke qëndruar e duke garuar për pesë vite rresht në Ligën e Parë.

Pasi foli për vështirësitë, por edhe sukseset e vazhdueshme të FC Prishtina, kryeministri Kurti mes tjerash theksoi se edhe pas ndërkombëtarizimit dhe pranimit në FIFA dhe UEFA më 2016, ishte Prishtina ndër skuadrat e para nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në garat evropiane.

“E gjithë kjo histori me shumë suksese, sot është shndërruar në një libër monografik dhe nuk është e çuditshme që ai libër është aq i trashë, i dendur me informacion e me tekst të shumtë”, tha ai, duke falënderuar autorin Esad Ejupi, për angazhimin dhe përkushtimin e tij me plotë pasion për ta shkruar një libër të tillë që na bënë ta kujtojmë e mos ta harrojmë historinë e suksesshme sportive në vendit tonë, që ka qenë edhe më shumë sesa sportive.

Ai falënderoi edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që dha mbështetjen e nevojshme që ky libër të botohet dhe të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme ashtu që të realizohet ky projekt për të qenë frymëzim për brezat e rinj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi, dënohet me 8 vjet burg për drogë

Kufizime në qarkullim për shkak të maratonës ‘Prishtina 2025’

Tronditet bota e futbollit: Ndërron jetë ish-sulmuesi i Arsenalit

Messi vazhdoi të terrorizoje portierët kundërshtarë

“Plisat” distancohen nga fushata zgjedhore: S’jemi pjesë e asnjë partie

Kosova Times December 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku shpreh ngushëllime për të rinjtë e Jabllanicës: Të bëhet hetim i plotë

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
NATO duhet të trajtojë destabilitetin në Ballkan
Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë
Kosova luan mirë, por mundet nga Mali i Zi
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?