By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deri në 10 orë pa ujë disa nga lagjet e qytetit të Prizrenit 
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deri në 10 orë pa ujë disa nga lagjet e qytetit të Prizrenit 
Lajme

Deri në 10 orë pa ujë disa nga lagjet e qytetit të Prizrenit 

Kosova Times
Last updated: 2024/12/23 at 11:20 PM
Kosova Times Published December 23, 2024
Share
SHARE

Disa nga lagjet e qytetit të Prizrenit po përballen me reduktime të gjata të furnizimit me ujë të pijshëm. Në lagjen më të madhe të këtij qyteti, atë të “Bajram Currit” nuk ka ujë as në qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Që kur ka filluar reduktimi në Prizren këtu nuk ka ujë, do të thotë pesë muaj i ka, na ditën se shohim hiq ujin, natën nuk e dimë. Higjienë s’ka, sa herë të kontrollosh pacientin duhet me i la duart a po?. Po i përdorim dezinfektuesit, por ????”, ka thënë mjeku në lagjen ” Bajram Curri”, Bektesh Kryeziu.

“Ka reduktime nga ora 9 deri në orën 6 në mëngjes, qytetarët janë të shqetësuar, nëse vazhdon kjo gjendje, mundet me ardhur deri te protesta”, ka thënë banori Dashmir Susuri.

“Katastrofë qe 6 muaj nuk kemi, në ora 8 ndalet edhe ajo që është ditën është katastrofë”, ka shtuar banori Nadir Kryeziu.

“Na kanë thënë hajt mos po bien shi e përmirësohet, hajt mos po bien borë edhe shi edhe bor ra po ne nuk kemi ujë rreth 10 orë”, ka thënë përfaqësuesi i Bashkësisë lokale, Pelivan Pulaj

Me reduktime të gjata me orar të papërshtatshëm po përballet edhe lagjja “Terzimahall”.

“Kur bahet ora katër uji ndalet e deri nesër në orën 10 nuk vjen, ditën vjen e çka po më duhet mu uji ditën”, ka shtuar Sadik Mangjuki – Banor i Prizrenit.

“Unë nga Austria kam ardhur, në 10 ndalet e tek deri nesërmen jemi pa ujë hiq”, ka thënë Seit Kastrati – Banor i Prizrenit.

Kryeshefi i “Hidroregjionit Jugor” Fadil Berisha, thotë se nga rënia drastike e nivelit të ujit, janë detyruar të aplikojnë këtë orar të reduktimeve.

“Me të gjitha kapacitetet tona jemi angazhua që ti aktivizojmë edhe puset alternative që i kemi pas, por momentalisht rezulton situata e tillë, kemi bë të pamundshëm dhe mundohemi me shërbimin teknik në baza ditore e vetmja mundësi e reduktimeve është ky orar që ne po aplikojmë”, ka thënë Berisha.

Zgjidhja e vetme e furnizimit të Prizrenit me ujë të pijshëm ngelet realizimi i projektit të Gurrës së Vërmicës dhe asaj të Poslishtit. Projekti ideor është gati dhe pritet të dorëzohet në fillim të viti 2025, ndërsa faza e parë do të kushtojë rreth 7 milionë euro.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #Prizren, #Ujë
Kosova Times December 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times Kosova Times January 1, 2026
Howe pret që Newcastle të mos i shesë Guimaraes e Isak
Osmani takon kongresistin Palmer: ShBA-ja aleati ynë kryesor
Balotazhi për kryetarë komunash më 9 nëntor
Rama: ‘PrishtinArt’, revistë e diversitetit kulturor të kryeqytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?