By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Përfaqësimi i grave në menaxhment, mbetet relativisht i ulët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > GAP: Përfaqësimi i grave në menaxhment, mbetet relativisht i ulët
Lajme

GAP: Përfaqësimi i grave në menaxhment, mbetet relativisht i ulët

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 2:02 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, kanë publikuar raportin “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në ndërmarrjet publike qendrore në Kosovë.”

Sipas Institutit GAP, ky raport analizon të dhënat e punësimit dhe përfaqësimit të grave në 16 ndërmarrje publike qendrore, në pozita drejtuese dhe të larta në këto ndërmarrje, si dhe në administratë dhe terren.

“Në vitin 2023, këto ndërmarrje së bashku punësonin 12,278 persona. Në terma të përgjithshëm, 22% e të gjithë të punësuarve në ndërmarrjet publike janë pjesë e administratës dhe menaxhmentit, derisa 78% janë pjesë e punëve në terren. Viteve të fundit, vërehet një trend më pozitiv veçmas në përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve, por edhe pozitat e larta menaxheriale”.

Sipas këtij raporti, në dhjetor të vitit 2024, në 14 nga 16 ndërmarrjet e analizuara, mbi 40% e anëtarëve të bordeve janë gra, ku në rastin e Telekomit (80%), KRU Mitrovicës (60%), Postës së Kosovës (50%) dhe KRU Radoniqit (50%) kjo shifër arrin në 50% ose më lart. Konkretisht, në periudhën 2021-2023 bordet tek ndërmarrja Trepça, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (2021), Trainkos (2021), KRU Drini i Bardhë përbëheshin vetëm nga burra, duke krijuar një pabarazi të theksuar, kurse në dhjetor të vitit 2024 ky raport në shumicën nga to është 60% burra dhe 40% gra.

“Ndërkaq, përfaqësimi i grave në menaxhmentin e lartë mbetet relativisht i ulët. Ndonëse, gjatë vitit 2023 dallohet një zhvillim pozitiv, ku përqindja e grave që mbajnë pozita të tilla në këto 16 ndërmarrje publike është rritur nga 21% në 26%. Kurse, në administratë, 31% e të punësuarve në këto ndërmarrje publike janë gra, ndërsa 69% burra. Ndërkaq, një dallim më i madh mbetet tek të punësuarit në terren apo prodhim tek këto ndërmarrje, ku 96% e të punësuarve janë burra, ndërsa vetëm 4% gra”, thuhet në raport.

Në periudhën 2021-2023, sipas raportit, vërehet një rënie në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në këto ndërmarrje publike, ku në vitin 2023 ka rreth 8.8% më pak punonjës se në vitin 2021. Telekomi i Kosovës ka rreth 488 punëtorë më pak (-21.2%), Trepça 290 (-19.6%), KEK-u 146 (-3.9%), etj.

“Faktorët që kanë ndikuar në uljen e numrit të punëtorëve janë mosha e shtyer, pakot e daljes vullnetare nga puna të adoptuara nga disa ndërmarrje, si dhe riorganizimi ose sistematizimi i vendeve të punës. Për nga aspekti i rritjes së numrit të punëtorëve, vetëm KRU Prishtina ka një rritje më përmbajtësore (+11.9%), me 65 punëtorë më shumë në vitin 2023 se në 2022”, thuhet në raport. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

TAGGED: #GAP
Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bangladesh, 10 persona të vrarë në përleshjet mes policisë dhe studentëve

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Clinton i cilëson si “marrëzi” tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Zjarr i madh në Izrael
Maqedonci: Investime të rritura për Forcën e Sigurisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?