By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
400 vjet para mrekullisë: Krijohet një anije që do të ndryshojë fatin e njerëzimit
August 11, 2025
Trump shpjegon pse Zelensky nuk do të jetë në takimin me Putinin
August 11, 2025
Shpërthim në uzinën e çelikut amerikan në Pensilvani: Ka viktima
August 11, 2025
Vetëvendosje prezanton Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt
August 11, 2025
‘Mirë se vini në Alpet Shqiptare’ mblodhi shqiptarë nga të gjitha trevat
August 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe e konsideroj si veprim të ndikuar politikisht dhe jo profesional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe e konsideroj si veprim të ndikuar politikisht dhe jo profesional
Opinion

Vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe e konsideroj si veprim të ndikuar politikisht dhe jo profesional

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 4:43 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”!

Po e marrim se gjithçka është në rregull! Por, pse kryeministri i vendit Albin Kurti shkon në dialog dhe takohet kudo e kah do me Presidentin e Serbisë i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe atë e konsideron si pjesë të Serbisë duke e quajtur njëjtë, “Kosovo e Metohija”!

Mos certifikimi i Listës Serbe nuk është zgjidhja, por krijimi i problemeve akoma më të mëdha për veriun e vendit në të ardhmen e afërt!

Ndaj këtij vendimi të ‘Qeverisë Kurti’, më “falni” KQZ-së kanë reaguar Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania, të cilat kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Procesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike”, ishte përgjigja e BE-së.

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, sikurse Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Mosçertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet, e cila nuk është duke zgjedhur mjete për të fituar mbështetjen e gjerë popullore!

Një gjë duhet ta dinë dhe kuptojnë mirë qytetarët e Kosovës, se me moscertifikimin e Listës Serbe nuk evitohen problemet në veri, përkundrazi, ato do të shtohen akoma më shumë.

Moscertifikimi i Listës Serbe dhe certifikimi njëkohësisht i tre subjekteve tjera serbe, jo vetëm që nuk e garanton stabilitetin politik në vend, nuk e garanton ‘moderimin’ e tyre, përkundrazi mund të vjen në Kuvend një subjekt tjetër akoma më radikal sesa Lista Serbe!

Ku ishte Albin Kurti më 2022, kur pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit?

Pse nuk ia mori mandatet politike Listës Serbe në Kuvend, por e lejoj me bojkot të gjatë që t’i marrin pagat e majme dhe t’i gëzojnë të gjitha privilegjet e deputetit deri në fund të mandatit politik?

Kjo çfarë po bën tani Albin Kurti vërtetë është e pandershme ndaj qytetarëve të vendit, të cilëve po mundohet t’ju hedh “hi syve” me kinse patriotizmin e tij dhe gjuhën populiste në prag të fushatës zgjedhore!

Me moscertifikim e Listës Serbe, KQZ-ja e ndikuar nga Kurti, më shumë e ka ndihmuar Vuçiçin në këtë kohë trazirash politike në Serbi sesa që e ka dëmtuar Listën Serbe.

E ardhmja e afërt do ta vërtetoj këtë konstatim timin analitik.

You Might Also Like

Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim

Disfata strategjike e Moskës, triumfi i zhurmshëm i Uashingtonit në Kaukazin e Jugut

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

U nënshkrua plotësim/ndryshimi i Udhëzimit e Administrativ për kushtet dhe procedurat per ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Gafi i Biden prezanton Putinin ne vend te Zelenskit
Superliga rikthehet sot me duelin Prishtina-Dukagjini
Vulin paraqiti një projektligj te modelit rus për regjistrin e agjentëve të ndikimit të huaj
Borrell: Liberalizimi sjell përfitime si për Kosovën ashtu edhe BE-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?