Shkruan: Skënder MULLIQI
Veprimet subversive destabilizuese ne veri të Kosovës, janë vepër e presidentit serb, Aleksander Vuqiqit, dhe të Listës Serbe, të cilën më të drejtë nga KQZ-ja, përjashtojë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.Pse është vepruar mirë nga KQZ-ja më në fund?Lista Serbe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Lista Serbe më Rakiqin, Veselenoviqin dhe Radojqiqin , janë organizatorët kryesor të aktit terrorist në Banjskë, ku mbetë e vrarë Afrim Bunjaku i Policisë të Kosovës.Prej, së është formaur Lista Serbe , ka qenë e dirigjuar nga politika e Beogradit zyrtar.Këta janë pjesë e strukturave paralele kriminale serbe, që për shumë vite e kan mbajtur gjendjen jostabile në veri të Kosovës.Kemi pasur shpërthime me bomba , kemi pasur rrahje dhe maltretime te shqiptarëve nga “Rojat e Urës” mbi lumen Iber, e cila ende ka mbetur jashtë qarkullimit për automjete, e duhet të futët në funksioin.Unë pa rreshtur në shkrime kam potencuar se më këtë qëndrim jo të mirë ndaj shtetit të Kosovës, Lista Serbe të përashtohet nga jeta politike dhe institucionale.Dhe, ndodhi kjo më në fund nga KQZ-ja.Kjo listë së bashku më Vuqiqin, kan organizuar dhe kan bërë thirrje minoritetit serb në veri, për bojkotim të zgjedhjeve .Kanë kërkuar largimin e serbeve nga institucionet e Kosovës.Kjo liste e konfirmuar si banditeske dhe terroriste, kanë marrë paga nga Kuvendi I Kosovës, dhe nuk e kan njohur si institucion . Kan vepruar rregullisht për rrënimin e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës.Mos daljën në zgjedhje e shrytëzuan për shfryrje banditeske dhe terroriste mbi pjestarët e Policisë të Kosovës dhe mbi pjetarët e KFOR-t, ku patem edhe të lënduar rëndë.Këtë sulm makaber, indirect e paten ndihmuar edhe deklaratat pro serbe të Lajqakut, Borrelit dhe Eskobarit.Si me qene pjesë e institucioneve kjo listë kur duhet se nënkryetar i saj është Radojqiqi ?dhe kurrë nuk janë diferencuar nga akti terrorist në Banjskë.Jo që nuk ndodhi kjo , po sigurisht Lista Serbe së bashku më presidentit serb, Aleksander Vuqiq, janë sponsoret edhe të aktit tjetër terriorist në Zveqan, ku u bënë dëme të mëdha më shëmbjën e kanalit.Është vargu i gjatë i veprave kunder Kosovës të Listës Serbe, e cila nga kryekuvendari , Konjufca u largua më të drejtë nga salla ku mbahej séanca e rregulltë e Kuvendit, dhe tash nga KQZ-ja u përjashtua për garim në zgjedhjet e ardhshme nacionale të shkurtit.Nuk kan pasur asnjë të drejtë të ngrenë shqetësime BE-ja dhe ambasadori amerikan në Kosovë, kur edhe ata e dinë mirë së cilat janë veprimet e deritashme antiKosovës të Listës Serbe.Gjithëqka që vjen nga Vuqiqi dhe kjo se, Kurti po dëshiron më përjashtu gjoja kundërshtarin e vetëm politik-Listen Serbe, eshte vazhdimësi e politikës kërcënuese që po e bënë ndaj Kosovës.Tash edhe më shumë së i ka hy uji nën bythë nga protestat e mëdha studentore në Serbi, e po dëshiron më Kosovën më mbetë në pushtet.Kosova më përjashtimin e Listës nga jeta politike , ka bërë edhe një veprim më shumë në shtrirje të sovranitetit dhe të mbrojtjës se integritetit territorial .Mjafë Kosova ka vuajtur në mos shtrirje të plotë të sovranitetit.Mjaftë gjatë është mbajtur Kosova e destabilzuar nga Lista dhe nga shërbimet sekrete serbo- ruse në veri të vendit.Përjashtimi I Listës është bërë në kohë të duhur, që tu tregohet serbëve të Vuqiqit dhe rusëve të Putinit, së Kosova ka zot shtëpie , se bashku më shumë miq…Me 1999 ka perfunduar ”Kosova e Metohia” serbomadhe … Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar.