By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërxhaliu: Terri energjetik kaplon Kosovën, vështirëson jetën e qytetarëve dhe zhgënjen diasporën që vjen për festat e fundvitit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gërxhaliu: Terri energjetik kaplon Kosovën, vështirëson jetën e qytetarëve dhe zhgënjen diasporën që vjen për festat e fundvitit
Opinion

Gërxhaliu: Terri energjetik kaplon Kosovën, vështirëson jetën e qytetarëve dhe zhgënjen diasporën që vjen për festat e fundvitit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 10:18 AM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Ministria e Ekonomisë: “Përdorni burime alternative për ngrohje si druri ose peleti, konsumin e rrymës zhvendoseni pas mesnatës “.!

 

Subvencionohen pajisjet për ngrohje me energji elektrike në kohën kur paralajmërohet krizë energjetike dhe ngritje e çmimeve, ndërsa apelohet të përdoret druri dhe peleti. Mungesa e një strategjie zhvillimore po i kushton Kosovës shumë sepse po i përngjan orientimit në një rrugë të verbër dhe nga kjo Kosova është shdërruar në hapsirë eksperimentale në çdo segment. Në vitet e fundit, Kosova po përballet me një paradoks, ky qeveria e Kosovës subvencionon qytetarët për blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje, ndërsa vendi përjeton krizë të theksuar energjetike dhe ngritje të çmimeve të energjis elektrike. Kjo politikë, në vend që të zgjidhë problemin, përkeqëson situatën duke rritur konsumin e energjisë dhe varësinë nga importet e shtrenjta. Gjatë dimrave të kaluar, Kosova ka përjetuar reduktime të energjisë që kanë prekur rëndë qytetarët dhe ekonominë e në veçanti sektorin privat. Me temperaturat e ulëta që parashikohen, rritja e konsumit të energjisë do të kërkojë blerje më të shtrenjtë nga jashtë. Kjo politikë duket e qëllimshme, duke shkuar në favor të disa akterëve vendor e rajonal dhe që thellon varësinë energjetike të vendit nga importet e shtrenjta. Derisa shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë është luftuar për investime në burime energjetike për prodhim deri edhe në ndërtimin e centraleve bërthamore në Kosovës që nga pas lufta më shumë është investuar për të penguar ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike sesa për të shfrytëzuar resurset natyrore që posedon Kosova. Në vend që të investojë në alternativa të qëndrueshme si prodhimi i peletit, qeveria shkatërron një industri vendore që ka filluar të lulëzojë, duke favorizuar pajisje të importuara për ngrohje me energji elektrike. Kjo jo vetëm që dëmton industrinë e prodhimit të peletit në vend, por edhe rrit deficitin tregtar të Kosovës. Prodhimi i peletit në vend ka potencial të madh për të ulur varësinë nga importet dhe për të krijuar një cikël ekonomik të brendshëm. Megjithatë, qeveria nuk duket të ketë një plan për uljen e këtij deficit tregtar, duke e thelluar atë edhe më tej. Në një kohë kur vendet e tjera përpiqen të ulin varësinë energjetike dhe të mbështesin industritë vendore, Kosova po ecën në drejtimin e kundërt. Nëse kjo politikë nuk ndryshon, qytetarët dhe ekonomia e Kosovës do të përballen me sfida të mëdha në këtë dimër por edhe në vitet që vijnë. Sot nuk është kosto e lartë vetëm blerja e energjisë, por edhe transporti i saj pasi Kosova sot mund të importojë energji elektrike vetëm nga rrjete të dy shteteve e jo nga gjashtë e më shumë rrjete si më parë falë politizimit dhe ngarkimit të ndërmarrjeve publike me militantë partiako-politik dhe të pa ditur. E këtë kosto e paguan ekonomia e vendit, qytetari i mashtruar dhe diaspora e zhgënjyer që sot  ballafaqohet me terrin dhe të ftohtit dimëror. Kosova e njëzet e pesë viteve pas lufts jemi ne!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Sicilia e ëmbël: Një recetë për një ndjesi kremoze bajameje që mund të përgatitet në vetëm 15 minuta

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Ukrainë: Rusia sulmoi me raketa dhe dronë
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
Shkup, reagime lidhur me parlajmërimet për çëshjen e gjuhës shqipe
Qasja në objektet komunale, sfida e parë e kryetarëve të rinj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?