By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri merr rolin e gjykatësit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kryeministri merr rolin e gjykatësit!
Opinion

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 1:57 PM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: FLorim ZEQA

I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton institucionet e pavarura të shtetit që drejton, dy herë radhazi e refuzoj ftesën e Prokurorisë së shtetit për intervistim lidhur me  aferën e rezervave shtetërore!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjshëm

Sipas këtyre veprimeve skandaloze e kemi problem si ta quajmë ndryshe Kryeministrin e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk i respekton ligjet dhe Kushtetutën e vendit të vet!

Albin Kurti, njeriu i gjithpushtetshëm që nuk i përgjigjet Prokurorisë dhe nuk e respekton fare Sistemin e Drejtësisë, shënon kulmin e papërgjegjësisë shtetërore dhe imazhin më të keq të një burrështetasi para qytetarëve.

Kjo sjellje supremaciste e Kurtit paraqet mbivendosje ndaj drejtësisë në radhë të parë dhe mosrespektim të institucioneve të shtetit që ai drejton!

Mospërgjigjja ndaj ftesës së Prokurorisë për intervistim paraqet fyerje ndaj drejtësisë, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike, në të kundërtën nuk e njeh dhe nuk e respekton atë!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjshëm! Njeriu që nuk i respekton institucionet e vendit, në këtë rast Prokurorinë Speciale, kurse në anën tjetër, nga mëngjesi deri në mbrëmje, thirret e çirret sesi duhet respektuar ligjet dhe drejtësia!

Albin Kurti duke e vënë vetën në vendin e gjykatësit, në vend që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, e fton atë në Zyrat e Qeverisë!

Terrorizohen qytetarët me “sulme” të reja

Për më keq se kaq, pa fije turpi i terrorizon qytetarët e vendit duke paralajmëruar sulme të reja në Veri të vendit para dhe pas Vitit të Ri, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri totale për qytetarët që jetojnë në pjesën veriore dhe për mërgimtarët që udhëtojnë përmes territorit të shtetit serb!

E paralajmërimet e Albin Kurtit se mund të priten sulme të reja “në veçanti para dhe pas vitit të ri”, përveçse shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, janë me prapavijëpolitike!

Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë lexuesi atë çfarë ka thënë Kurti, po e publikojë të plotë citatin e tij: “Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”.

Sikur të kishim funksionim normal të shtetit ligjor, menjëherë pas paralajmërimeve për ‘sulme në Veri’, Kryeministri Kurti në mënyrë të detyrueshme do duhej të dërgohej në Prokurori, për të treguar burimin e informacioneve për sulme në veri, pse jo edhe për skenarët e përgatitur!

Në të kundërtën, do duhej gjykuar për propagandë të frikshme, shqetësim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe rrezikim të sigurisë kombëtare!

You Might Also Like

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mediat serbe çmendën pasi kreu i ri i CIA-s tregon “Shqiponjën shqiptare”

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Ahmeti: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Në Kharkov – një ndërtesë banimi u godit, kishte të vdekur
Shtyhen duelet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Kavajë: Mbyten në det babai me dy djemtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?