By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ nuk pati kuorum për mbledhje, LVV-ja e quan të pandershme mungesën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ nuk pati kuorum për mbledhje, LVV-ja e quan të pandershme mungesën
Lajme

KQZ nuk pati kuorum për mbledhje, LVV-ja e quan të pandershme mungesën

Kosova Times
Last updated: 2024/12/26 at 3:37 PM
Kosova Times Published December 26, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të mbajë mbledhjen e ftuar për orën 13:30 në mungesë kuorumi. Aty ishin vetëm 4 nga 11 anëtarët e KQZ-së. Në Sallë ishin dy përfaqësuesit e LVV-së, por jo edhe ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se kjo mbledhje do të mbahet në një rast tjetër. I pyetur nga gazetarët aty nëse kjo mungesë ka të bëjë me certifikimin e Listës Serbe, ai tha se kjo nuk ka të bëjë me atë çështje, derisa tregoi se lidhur me vendimin e PZAP-it duhet të kalojë afati i ankesës e atëherë do ta trajtojnë në KQZ, sapo të bëhet i plotfuqishëm vendimi.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje Alban Krasniqi tha se mos prezenca e anëtarëve të tjerë ndoshta edhe mund të lidhet me çështjen në fjalë, porse sipas tij, sot do të diskutohej një çështje shumë me rëndësi, shtyrja e afatit për aplikim të mërgatës si votues.

Ai tha se ka një rekomandim që sekretariati ka sjellë mbi mundësinë e shtyrjes së afatit për aplikim për regjistrim të  mërgatës i cili përfundon sot në 24:00 .

Mungesën e kolegëve të partive të tjera në tryezën vendimmarrëse, Krasniqi e quajti të pandershme.

“Duke parë trendin i cili është në rritje të aplikimeve dhe me qëllim të mundësimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që t’i mundësohet aplikimi, është shqyrtuar mundësia e shtyrjes së afatit. Raporti në tërësi e jep rekomandimin që ky afat të mund të shtyhet dhe pse prekë disa aspekte organizative. Mungesa e kolegëve këtu lidhet pikërisht me këtë çështje. Ata edhe më herët kanë shfaqur kundërshtime për çfarëdo shtyrje të afateve apo edhe veprime që KQZ duhet të ndërmerr në raport me përfshirjen sa më të  madhe të mërgatës”.

Krasniqi tha se mungesa e tyre është përpjekje për të pamundësuar shtyrjen e afatit e cila si kërkesë ishte që të bëhej deri të dielën e 29 dhjetorit.

Krasniqi u ka bërë thirrje gazetarëve që të pyesin anëtarët që munguan sot pse nuk ishin në mbledhje.

“A i ka kapur barku, a i ka kapur zemra. Pse bash sot nuk janë, çka ka që mungojnë sot meqë nuk e kanë lajmëruar mungesën e tyre, është e pazakontë. Kjo mungesë kështu është e pandershme edhe në aspektin kolegial sepse ka qenë kërkesë e tyre që diskutimi të ndodhte me datën 26 dhjetor. Unë kërkoj që të shfrytëzojmë mundësitë tjera, sepse ne nuk mundemi që për një çështje kaq të rëndësishme ta mbyllim e mos ta trajtojmë”, tha Krasniqi tutje.

Ka treguar se deri më tani janë aprovuar si votues jashtë vendit 83 mijë e 446 votues nga mërgata, ndërkaq tha se 8mijë e 979 kërkesa janë në pritje. “Që i bie si shifër e përafërt janë diku 92 mijë qytetarë deri më tani të cilët konsiderohen si votues jashtë vendit dhe ky trend është në rritje edhe sot kur po flasim”, tha ai.

Krasniqi ka kërkuar edhe nga ata që, sipas tij, “u kishin rënë në qafë” për mos certifikimin e Listës Serbe, të japin një mendim lidhur me mungesën e kolegëve të tij nga partitë tjera, sot në mbledhje të KQZ-së, kur do të duhej të merrej vendimi për shtyrjen e afatit për votuesit jashtë vendit.

Derisa gazetarët vazhduan të drejtojnë pyetje, kreu i KQZ-së tha se kjo nuk është konferencë për media dhe se mbledhja mbyllet në mungesë kuorumi.

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times December 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Broja i lënduar, rikthehet Uzuni! Flet Sylvinho

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Në Shqipëri moti do të jetë me diell temperaturat deri në 37 gradë
Hoxhaj në Austri kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE
Për çfarë krime të luftës akuzohen serbët e arrestuar së fundi?
Konfiskohen 64.350 litra produkte të falsifikuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?