By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Baraku: Nuk ka vend për panik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Baraku: Nuk ka vend për panik
Shëndetësi

Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Baraku: Nuk ka vend për panik

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 2:22 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar për Radio Kosovën rastin e parë me “Linë e  Majmunëve”. Drejtoresha e IKSHPK-së, Ardita Baraku, i tha Radio Kosovës se më 26 dhjetor, Laboratori i Mikrobiologjisë ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lia e majmunëve. I infektuari, një 30 vjeçar, ishte kthyer nga një shtet i Afrikës Perëndimore.

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me “linë e majmunëve”. Lajmin e ka bërë të ditur për Radio Kosovën Ardita Baraku, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ajo tha se, dje në orët e pasdites, nga Laboratori i Mikrobiologjisë në IKSHPK është konfirmuar rasti i parë me këtë sëmundje.

“Po, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasdites Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve” tha ajo.

Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike theksoi se personi i infektuar është mashkull dhe shtetas i Republikës së Kosovës. Ajo shton se gjendja e pacientit është stabile dhe u bën thirrje qytetarëve për të treguar vëmendje të shtuar.

“Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, dhe është ne gjendje stabile. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit. I ftoj qytetarët për vëmendje të shtuar. Nuk ka vend për panik por të ketë vetëm vigjilencë të rritur”, tha Baraku.

Sipas IKSHPK-se, personi i infektuar pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, ka pasur simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar si dhe kruarje.

Baraku, fton qytetarët që të ndjekin rrjetet sociale të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për t’u mbajtur të informuar.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës  ka njoftuar se nga të dhënat që janë marrë nga vet pacienti, rezulton se ai ka qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, një zonë me rrezik të lartë për infeksion me M-Pox (Monkeypox). Aktualisht, ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet, kurse gjendja e tij është stabile.

You Might Also Like

IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve

Protesta e punëtorëve, QKUK: Shkëputja e kontratës lidhet me OSHP-në

Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë

TAGGED: #Ardita Baraku, #Lija e majmunëve
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Doarsa Kica-Xhelili kritikon ashpër ministrin Sveçla: Tenderët po fshihen nga Serbia apo nga populli?

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Në Maqedoninë e Veriut, shkollat në gjuhën shqipe po vazhdojnë të zbrazen
ShBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën
Zhduket një grua në Gjakovë
Haradinaj: Kosova në NATO, nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?