By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra
October 22, 2025
Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë
October 22, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë eksplozivësh dhe një kompleks të madh nafte
October 22, 2025
Putini do të shpërndajë 1.8 trilion rubla në kredi për vendet “mike”
October 22, 2025
Index: Koreografia e Delije përfundoi në OKB, diplomatja tha: “Në Serbi, ata nuk po i fshehin qëllimet …”
October 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligjvënësi azerbajxhanas: Ka “shumë mundësi” se avioni i udhëtarëve u rrëzua nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ligjvënësi azerbajxhanas: Ka “shumë mundësi” se avioni i udhëtarëve u rrëzua nga Rusia
Rajon / Botë

Ligjvënësi azerbajxhanas: Ka “shumë mundësi” se avioni i udhëtarëve u rrëzua nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 4:40 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi” se rrëzimi i një avioni udhëtarësh në fillim të kësaj jave u shkaktua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë që ishin në gatishmëri për sulme ukrainase me dronë.

Thashethemet janë rritur se avioni i Azerbaijan Airlines, i cili po fluturonte nga Bakuja drejt Groznit, kryeqytetit të rajonit rus të Çeçenisë, mund të jetë goditur nga një raketë e një kundërajrori rus, para se ta kalonte Detin Kaspik dhe të rrëzohej afër Aktaut në Kazakistan, duke i lënë të vdekur 38 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Ligjvënësi Hikmat Babaoghlu tha për Shërbimin azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë në një intervistë më 27 dhjetor se një shpjegim i tillë sipas të gjitha gjasave “i afrohet më së shumti të vërtetës”.

“Kjo është vetëm një mundësi, por një mundësi shumë e madhe, dhe vëzhgimet dhe përfundimet e nxjerra deri tani mbështesin idenë se rrëzimi i avionit nga goditja me armë është më pranë të vërtetës”, tha ai.

“Në këtë rast të veçantë, incidenti përfshin dëmtimin e avionit të linjës ajrore të Azerbajxhanit brenda territorit të Federatës Ruse, gjë që shkaktoi rrëzimin që ndodhi atje. Prandaj, nuk ka dyshim se përgjegjësia i takon Federatës Ruse. Nëse këto supozime janë të sakta, përgjegjësia pa dyshim bie mbi Rusinë”, shtoi ai.

Ekspertë nga Kazakistani mbërritën më 27 dhjetor për të ekzaminuar vendin e rrëzimit dhe kutinë e zezë të avionit të pasagjerëve, derisa spekulimet – dhe provat – po shtohen duke sugjeruar se një raketë e mbrojtjes ajrore ruse mund ta ketë goditur aksidentalisht avionin.

Derisa hetimet po vazhdojnë, vendet nga ku vijnë viktimat e rrëzimit të avionit – Azerbajxhani, Kazakistani, Rusia dhe Kirgizia – vazhdojnë të mbajnë zi për vdekurit dhe t’i trajtojnë të lënduarit nga rrëzimi i avionit Embraer 190.

Që nga rrëzimi i avionit, pasiguria ka tronditur industrinë e aviacionit në të gjithë Kaukazin.

Një fluturim i Azerbaijan Airlines drejt qytetin rus Mineralnye Vody, u ngrit nga Bakuja më 27 dhjetor, por më pas u kthye mbrapsht papritur, pasi mori një njoftim se hapësira ajrore ruse, përmes së cilës duhej të kalonte, ishte e mbyllur.

Azerbaijan Airlines më vonë tha se i ka pezulluar fluturimet për në disa qytete ruse, duke përfshirë Mineralnye Vody, Soçi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozni dhe Makaçkala.

Thashethemet rreth tragjedisë janë shtuar, me disa ekspertë që përmendin vrimat e vërejtura në pjesën e pasme të avionit si shenjë e mundshme që ai mund të jetë goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të angazhuara për t’i parandaluar sulmet me dronë nga Ukraina.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, u tha agjencive të lajmeve se indikacionet tregojnë se një sistem kundërajror rus goditi avionin, pa dhënë ndonjë provë për këtë.

Provat, shumica e të cilave nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Azerbjaxhan, Kazakistan apo Rusi, përfshijnë pamje nga brendësia e aeroplanit para rrëzimit të tij, fotografi që shfaqin vrima në bishtin e aeroplanit pas rrëzimit, komentet e një të mbijetuari, dhe dëshmitë që lënë të kuptohet se dyshohej për një sulm me dronë në kohën kur aeroplani u përpoq të aterojë në Grozni.

You Might Also Like

Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë eksplozivësh dhe një kompleks të madh nafte

Putini do të shpërndajë 1.8 trilion rubla në kredi për vendet “mike”

Krimi monstruoz trondit Kroacinë: Babai përdhunoi vajzën 267 herë, dënohet me 40 vjet burg

Axhenda ndërkombëtare

Rusët sulmuan Kievin mbrëmë. Ndërtesat po digjeshin, kishte të vdekur dhe të plagosur

TAGGED: #Avioni, #Azerbaijan Airlines, #Hikmat Babaoghlu
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ismaili i PDK-së: Koha për Prishtinën po vjen

Kosova Times Kosova Times September 13, 2025
Vendet e G7 premtojnë të rrisin presionin ndaj sanksioneve ndaj Rusisë
Investim mbi një milionësh në QKUK që do të ulë radhët e pritjes për radioterapi
Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës
Në mars nis gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, pritën procedura të gjata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?