By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Shikoni si u soll Ronaldo me një tifoz të paedukatë që i kërkoi një foto
June 13, 2025
Bota i frikësohet përsëri armëve bërthamore: Cilat vende kanë më shumë koka bërthamore në vitin 2025
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në promovimin e librit “Amza e Lirisë”: homazh për të burgosurit politikë shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti në promovimin e librit “Amza e Lirisë”: homazh për të burgosurit politikë shqiptarë
Lajme

Kurti në promovimin e librit “Amza e Lirisë”: homazh për të burgosurit politikë shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 4:53 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e vëllimit të parë të librit të të burgosurve politikë, që tashmë po merr formën e një dokumentacioni gjithëpërfshirës e arkivor me titull “Amza e Lirisë, Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptar në Jugosllavi 1944-1953”. Kjo ngjarje u mbajt në hapësirat e Institutit të Historisë në Prishtinë.

“Të burgosurit politikë, jo vetëm në Kosovë, janë një komunitet i veçantë politik dhe një lloj kategorie po ashtu e posaçme mes subjekteve që e pësojnë por edhe e bëjnë historinë. E them këtë, sepse të burgosurit politikë janë njerëz që në periudha të caktuara të jetës së tyre, e kanë humbur edhe lirinë e tyre individuale fizike për shumë vjet, duke përfunduar nëpër burgje, për shkak të bindjeve të tyre politike apo të ideve e të projekteve politike që ata mund t’i kenë përfaqësuar dhe për jetësimin e të cilave janë angazhuar në kohë e në rrugë të ndryshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Dhjetë ditë më parë, kryeministri ishte në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999)”, në të cilin ishin përmbledhur dhjetë intervista të thella me dhjetë të burgosur politikë. Ai tha se i vjen shumë mirë që sheh që korpuset aq të madh të veprave të ish-burgosurve politikë me poezi e prozë, me kujtime dhe me atë lloj literature që janë referuar si letërsi e burgut në vitet e fundit po shtohen edhe botimet e një karakteri më akademik e shkencor sikurse ky që po e promovojmë sot.

“Shpresoj shumë dhe uroj që ashtu siç sugjeron pjesa fundore e këtij titulli libri vëllimi i parë Shoqatat e të Burgosurve Politikë të Kosovës të arrijë t’i botojë edhe vëllimet e tjera të këtij leksiku edhe për të burgosurit politikë të dekadave pasuese nga Adem Demaçi te Rexhep Malaj, nga Fazli Grejçevci te Ukshin Hoti”, tha kryeministri në fjalën e tij.

Ai u uroi të pranishmëve festat e fundvitit dhe një Vit të Ri e të mbarë e të mirë për familjet e tyre, kolegët e shoqërinë, dhe i falënderoi që gjithmonë ftohet në organizime të tilla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

`Poetët e Simfonisë` takohen në edicionin e tretë poetik

Kori i Filharmonisë dhe Michelle Jensen, sonte me koncert në Prishtinë

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

Promovohen tre libra të akademik Sabri Hamiti

TAGGED: #Albin Kurti, #Amza e Lirisë
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdes Frank Auerbach, piktori hebre që u shpëtoi nazistëve

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale
Djali vret nënën në Pejë
Qendra profesionale për gjithëpërfshirje hap kualifikimin për asistentë
Medalja e parë e artë olimpike në Paris fitohet nga kinezët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?