By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë
October 11, 2025
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
October 11, 2025
Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet
October 11, 2025
Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat izraelite bastisin spitalin në pjesën veriore të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat izraelite bastisin spitalin në pjesën veriore të Gazës
Rajon / Botë

Forcat izraelite bastisin spitalin në pjesën veriore të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 9:12 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite bastisën të premten spitalin ‘Kamal Adwan’, njërin prej tri qendrave mjekësore në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke djegur pjesë të tëra të tij dhe duke i detyruar pacientët dhe qindra të tjerë të largoheshin nga aty, sipas zyrtarëve.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se ka humbur kontaktin me personelin brenda spitalit, që gjendet në qytetin verior Beit Lahija.

“Forcat pushtuese janë brenda spitalit aktualisht dhe po e djegin atë”, njoftoi përmes një deklarate drejtori i Ministrisë, Munir al-Bursh.

Ushtria izraelite tha se ka ndërmarrë një operacion ndaj militantëve të Hamasit në afërsi të spitalit. Ushtria njoftoi përmes një deklarate se spitali ishte shndërruar në “një bazë kyçe e organizatave terroriste dhe po vazhdon të përdoret si vend për fshehjen e terroristëve”.

Që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023, ushtria izraelite ka akuzuar shpesh Hamasin se po përdorte spitalet si qendra komanduese për të kryer sulme ndaj forcave të saj. Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza.

Pa dhënë detaje konkrete, ushtria izraelite tha se është përpjekur t’i zvogëlojë rreziqet ndaj civilëve dhe tha se “ka lehtësuar evakuimet e sigurta të civilëve, pacientëve dhe ekipit mjekësor para operacionit”.

Spitali është vënë nën trysni të madhe nga forcat izraelite për javë të tëra. “Bota duhet ta kuptojë që spitali ynë po qëllohet me synimin që njerëzit brenda tij të vriten dhe të zhvendosen me forcë”, tha drejtori i spitalit, Hossam Abu Safijeh.

Spitali njoftoi të enjten se pesë nga pjesëtarët e ekipit, përfshirë një pediatër, janë vrarë gjatë sulmit ajror izraelit. Ushtria izraelite tha se nuk ka informacione për sulmin ndaj spitalit dhe se njoftimet për vdekjet e shkaktuara do të shqyrtohen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka cilësuar kushtet në spital si “të llahtarshme” dhe tha se spitali po operon me kushte minimale.

Hamasi tha se forcat izraelite hynë me forcë në spital të premten.

“Forcat pushtuese hynë me forcë në spitalin Kamal Adwan, duke i detyruar stafin mjekësor, pacientët, të plagosurit dhe të zhvendosurit që të evakuoheshin”, grupi militant tha përmes një deklarate.

Hamasi gjithashtu akuzoi forcat izraelite se po i izolon dhe arreston ata që u evakuuan.

Lufta u shkaktua nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilit 1,200 persona u vranë dhe 251 u morën peng në Gazë, sipas të dhënave izraelite.

Fushata ushtarake e Izraelit kundër Hamasit në Gazë që pasoi ka shkaktuar vdekjen e 45,400 palestinezëve, sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij territori. Rreth 108,000 persona janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Shumica e popullatës 2.3 milionëshe të Gazës janë zhvendosur, ndërkohë që po përballet me uri. Rripi i Gazës është shndërruar në rrënoja.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Bsatisje spitali, #Forcat izraelite, #Gazë
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Eksperti rus për RIA propozon përgjigjen e mundshme e Kremlinit ndaj sulmeve të ardhshme nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Kursi ATLS- për herë të parë organizohet në Kosovë
KFOR-i me patrullime të shtuara në kufirin Kosovë-Serbi
Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij
NATO lëshon deklaratë me mesazhet kryesore të Ruttes në Kosovë dhe Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?