By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
Rajon / Botë

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 9:18 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara se do t’i shesë Tajvanit pajisje ushtarake si dhe do t’i ofrojë të tjera ndihma në këtë sektor.

Tajvani është një ishull që vetëqeveriset që Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj.

Sanksionet vijnë edhe si përgjigje ndaj miratimit së fundmi të buxhetit vjetor të shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e qeverisë amerikane, që siç u shpreh në një deklaratë ministria e Jashtme kineze “përfshin qëndrime të shumta negative për Kinën”.

Kina kundërshton ndihmën amerikane për Tajvanin dhe shpesh vendos sanksione ndaj kompanive që kanë lidhje me to, zakonisht pasi shpallen produktet që do të shiten apo paketat e ndihmave.

Në përgjithësi sanksionet kanë ndikim të kufizuar, sepse kompanitë amerikane të mbrojtjes nuk i shesin armë ose mjete të tjera ushtarake Kinës. SHBA është furnizuesi kryesor me armë i Tajvanit.

Shtatë kompanitë e sanksionuara janë: Insitu Inc., Hudson Technologies Co., Saronic Technologies, Inc., Raytheon Canada, Raytheon Australia, Aerkomm Inc. dhe Oceaneering International Inc., thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Çdo pasuri e tyre në Kinë do të ngrihet, ndërsa organizatave dhe shtetasve kinezë u ndalohet përfshirja në ndonjë aktivitetet me këto kompani, thuhet në komunikatë.

Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar autorizoi deri në 571 milionë dollarë për materiale dhe shërbime të Departamentit të Mbrojtjes si dhe trajnim ushtarak për Tajvanin.

Departamenti i Mbrojtjes njoftoi edhe miratimin e një pakete prej 295 milionë dollarë në armatime që do t’i shiten Tajvanit.

Projektligji amerikan i mbrojtjes rrit shpenzimet ushtarake në 895 miliardë dollarë dhe orienton burimet drejt një qasjeje më konfrontuese ndaj Kinës.

Ai krijon një fond që mund të përdoret për të dërguar burime ushtarake në Tajvan, ngjashëm siç SHBA ka mbështetur Ukrainën. Projektligji gjithashtu zgjeron një ndalesë për blerjet ushtarake amerikane të produkteve kineze, siç për shembull teknologjia e dronëve.

Zhang Xiaogang, zëdhënës i ministrisë kineze të Mbrojtjes tha në fillim të javës se SHBA po nxisin kërcënimin “e ashtuquajtur nga Kina” për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Shpenzimet ushtarake të SHBA-së janë në krye të botës dhe vazhdojnë të rriten çdo vit. Kjo ekspozon natyrën luftarake të SHBA-së dhe obsesionin e saj me hegjemoninë dhe zgjerimin”, tha ai.

Ministria e Jashtme tha se lëvizjet e fundit të SHBA-së shkelin marrëveshjet mes dy vendeve mbi Tajvanin, ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Qeveria e Tajvanit tha në fillim të muajit se Kina kishte dërguar dhjetëra anije në ujërat e afërta për të kryer stërvitje për bllokimin e ishullit, një lëvizje që Tajvani tha se minon paqen dhe stabilitetin dhe dëmton transportin dhe tregtinë ndërkombëtare. Kina nuk ka konfirmuar apo komentuar këto deklarata.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

TAGGED: #Kina, #ShBA-ja, #Tajvani
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard
Arriti famë për fimin dokumetar, por në Danimarkë dënohet me burg për falsifikim
Përgjatë kufirit Ukrainë-Bjellorusi: Një luftë nervash dhe dronësh
Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kane, rrezikon sfidën me Arsenalin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?