By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç me ambasadorin rus: A u njoftua një takim me Putinin?
August 21, 2025
Një helikopter që fluturonte nga Beogradi për në…
August 21, 2025
Prattipati te Kurti: Serbët e Kosovës të përfshihen në zgjedhje
August 21, 2025
Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së ekzekutohen nesër
August 21, 2025
Trump heq dorë nga ideja e organizimit te takimit Putin-Zelensky
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lukashenka fal 20 të burgosur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lukashenka fal 20 të burgosur
Rajon / Botë

Lukashenka fal 20 të burgosur

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 11:53 AM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, ka zgjeruar valën e faljeve para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në janar në Bjellorusi. Ai urdhëroi lirimin e 20 të burgosurve, të akuzuar për ekstremizëm, akuza që sipas kundërshtarëve të tij dhe grupeve për të drejtat e njeriut janë të motivuara politikisht.

Sipas zyrës për media të Lukashenkas, vendimet për falje presidenciale u morën për shkaqe humanitare, teksa kjo zyrë tha se 14 nga ata që janë urdhëruar të lirohen kanë sëmundje kronike dhe dhjetë prej tyre kanë fëmijë. Po ashtu u tha se 11 nga 20 personat e liruar janë gra.

Kjo zyrë pretendoi se të gjithë të burgosurit kishin kërkuar që Lukashenka të lëshonte falje presidenciale dhe kishin shprehur pendesë, pretendime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu u tha se autoritetet do të “monitorojnë sjelljen e tyre pas lirimit”.

Që nga korriku, Lukashenka ka falur mbi 225 persona, të cilët aktivistët i konsiderojnë të burgosur politikë. Grupet për të drejtat e njeriut i kanë cilësuar pothuajse 3.600 persona si të burgosur politikë, që kur shteti ka nisur shtypjen masive pasi protestat prodemokracisë shpërthyen teksa Lukashenka – që është në pushtet që nga viti 1994 – pretendoi se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që miliona besojnë se u hodhën përmes mashtrimeve zgjedhore.

Para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, që me siguri do t’i japin atij edhe një mandat të ri, Lukashenka po synon që t’i tregojë Perëndimit se ai ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka hequr dorë nga shtypja që shteti nisi që nga zgjedhjet e vitit 2020.

Por, shtypja vazhdon, pasi në Bjellorusi shpesh ka arrestime dhe gjykime që aktivistët thonë se bëhen mbi akuza të motivuara politikisht. Të paktën 1.253 persona që konsiderohen të burgosur politikë janë në burgje, por numri real besohet të jetë më i lartë.

Lukashenka e ka afruar Bjellorusinë me Rusinë dhe i ka ofruar mbështetje luftës së Rusisë kundër Ukrainës fqinje, përfshirë duke lejuar forcat ruse që të nisin pushtimin e Ukrainës nga territori rus. Lukashenka ka thënë se armët bërthamore ruse janë dislokuar në Bjellorusi.

You Might Also Like

Vuçiç me ambasadorin rus: A u njoftua një takim me Putinin?

Një helikopter që fluturonte nga Beogradi për në…

Trump heq dorë nga ideja e organizimit te takimit Putin-Zelensky

Lavrov i quajti garancitë e sigurisë së Perëndimit për Ukrainën të papranueshme për Rusinë

Ambasadori britanik zhveshë tabloidin serb, e rikthen 7 vite me parë

TAGGED: #20 të burgosur, #Alyaksandr Lukashenka, #Fal
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Pjesëmarrës Macron dhe Scholtz

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Ancelotti thotë se Vinicius Junior e meriton “Topin e Artë”
Rama: Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve e dhunës në familje në Prishtinë
NATO filloi dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?