By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kastrati veteranëve të UÇK-së: Jeni historia dhe themeluesit e shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kastrati veteranëve të UÇK-së: Jeni historia dhe themeluesit e shtetit
Lajme

Kastrati veteranëve të UÇK-së: Jeni historia dhe themeluesit e shtetit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/30 at 2:58 PM
Kosova Times Published December 30, 2024
Share
SHARE

Organizuar nga dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së në Malishevë, sot u shënua 30 dhjetori – Dita e Veteranit.

 

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi lartë veprën dhe sakrificën e veteranëve të luftës së lavdishme të UÇK-së, luftë që solli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Tubimin e hapi kryetari i veteranëve të Malishevës, Metush Kryeziu. Ai theksoi se megjithëse shumë veteranë jetojnë në kushte të rënda, krenaria dhe sakrifica e tyre mbeten të pashlyeshme. Kryeziu nënvizoi se asnjë situatë nuk mund të mohojë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit veteran.

Kryetari Kastrati, duke iu drejtuar të pranishmëve, deklaroi: “Secili prej jush jeni kapitull i shtetësisë dhe pavarësisë. Kjo vlerë është forca më e madhe për të ruajtur shtetësinë”.

Ai shtoi se trashëgimia e veteranëve do të kujtohet me krenari brez pas brezi, duke e cilësuar atë si bazamentin e pashlyeshëm të shtetësisë. Në fjalën e tij, Kastrati ndau gjithashtu një moment personal, duke kujtuar periudhën kur ishte i burgosur gjatë luftës, dhe shprehu mirënjohje të përhershme ndaj veteranëve të UÇK-së për sakrificën e tyre, që ndikoi edhe në lirimin e tij të parakohshëm nga burgu.

Në përmbyllje të ceremonisë, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë ndau rreth 130 mirënjohje për veteranët e luftës nga Komuna e Malishevës dhe për ata që kanë kontribuar në luftimet brenda territorit të kësaj komune, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe respektin për luftën e lavdishme të UÇK-së.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times December 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rënia e lindjeve po thellohet, numri i bebeve bie me 10-19% në 5 qarqe

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Aeroporti i Vlorës- Pacolli ndihet se eshte tradhtuar!
Krasniqi për vrasjet: Institucionet duhet të veprojnë me urgjencë
67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump
Këto 2 shenja do të kenë para si balta në shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?