By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve!
Opinion

Krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/02 at 8:37 PM
Kosova Times Published January 2, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Nuk është e lehtë t’i bëhet një rikujtesë dhe analizë e plotë një viti të gjatë kalendarik. Për lexuesit, po i shkëpus dy momentet më pikante të vitit që e lamë pas. Thonë fillimi i mbarë është gjysma e punës, por kur fillon mbrapsht, i tillë vjen edhe përfundimi! Për ta vërtetuar këtë që e them dëshiroj ta ilustroj me rrëfimin tim personal

Testi i parë demokratik

Në fillim të vitit 2024, njëri krahë i shkëputur i LDK-së, i emërtuar “Lista Guxo” e kërkuan ndihmën time, ua dhashë. Por falë intuitës sime, që në fillim e vërejta qëllimin e tyre, andaj rasti i parë që m’u dha, ua bëra testin demokratik, nga i cili test dolën të dështuar. Kështu, pas vetëm 45 ditëve i ndamë përsëri rrugët, ata vazhduan me Albin Kurtin, ndërsa unë mbeta aty ku isha në shtëpinë e vjetër.

Në fakt, nuk kishte aderim dhe as ç’aderim zyrtar partiak. Thjesht ishte një përgjigje imja pozitive për t’i ndihmuar, prapa së cilës ishte qëllimi imi fisnik për t’i kthyer të arratisurit në shtëpinë e vjetër-LDK.

Pas dështimit në testin demokratik, e kuptova se këtyre nuk ju kishte mbetur as ndjenja më e vogël e rugovizmit në shpirtin e tyre karrierist. Të gjithë dukeshin si të klonuar të Albin Kurtit dhe hije të zbehta të Vjosa Osmanit, të dalldisurës pas pushtetit!

Testi i dytë demokratik

Në fillim të muajit shtator të të njëjtit vit, pra të vitit 2024, më erdhi ftesa për t’i ndihmuar përfaqësuesit e LDK-së në themelimin e katër nëndegëve të para në Itali, në tri prej të cilave isha prezent.

Që në fillim i vërejta mangësitë dhe procedurat antidemokratike siç janë mungesa e debatit, listat e mbyllura dhe votimi me aklamacion, si antipod i demokracisë.

Nuk u mjaftova me tërheqjen e vërejtjes për shkeljen e rregullave dhe parimeve bazike të demokracisë.

Kur përfaqësuesit e lartë të LDK-së e kërkuan ndihmën time të mëtutjeshme, atëherë edhe unë e parashtrova kërkesën time legjitime demokratike për t’u bërë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së si ish nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë (1992-93) dhe si aktivist dhe veprimtarë i kësaj partie nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Me kërkesën time fillimisht e njoftova njërën nga nëndegët e posathemeluara të LDK-së në Itali, kryesinë e degës së LDK-së në Klinë, kryesinë qendrore dhe kryetarin e partisë, z. Lumir Abdixhiku, deputetët aktualë, dhjeta ish ministra dhe anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, prej të cilëve mora “mbështetje” të parezervë, me fjalët: “Jeni i merituar dhe do ta keni mbështetjen time”!

Pas publikimit të listës zgjedhore, e kuptova se të gjithë ata që më premtuan, në fakt më mashtruan.

Përtej mashtrimit, u treguan të pandërgjegjshëm, ku asnjëri prej tyre nuk më kërkuan falje!

Nuk patën si të më kërkojnë falje, pasi të gjithë ishin në listën zgjedhore të LDK-së!

Të gjithë paskan qenë mësitë interesegjinjë, sikurse puna e atij mësitarit që ka shkuar për ta kërkuar një vajzë të bukur për dikë tjetër, por kur e sheh vajzën e pëlqen dhe e nxan për djalë t’vetin!

Ndjehem i lumtur dhe krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve. Isha, jam dhe do të mbetem në mesin e anëtarësisë më të devotshme të LDK-së dhe përjetësisht mbështetës i pathyeshëm i filozofisë politike rugoviane.

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeShëndetësi

LDK-ja përgatit Qeverinë në hije

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
PSD mbajti aksion protestues
Shkodran Mustafi mbyll karrierën si futbollist, por mbetet në futboll
Horoskopi ditor për ditën e mërkurë, 20 mars 2024!
Policia shqiptoi 1260 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?