By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura!
Lajme

Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/03 at 10:03 AM
Kosova Times Published January 3, 2025
Share
SHARE

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura.

Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%.

Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës.

Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së.

Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.

Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./ Monitor

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times January 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Në Klinikën e Kardiologjisë dyfishim i numrit të korongrafive dhe stentimeve për qytetarët, shtohen edhe shërbime të reja

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Aeroplanët e dekompozuar të Putinit do t’u shiten linjave ajrore ruse
Konjufca: Kosova e përkushtuar në zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA
Begaj: Shqipëria evropiane lidhet me përpjekje për shtetin e së drejtës
Bisedë telefonike me O’Brien, Osmani: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin marrëveshjes së Brukselit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?