By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë eurosh K. K. / RTKlive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë eurosh K. K. / RTKlive
Lajme

22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë eurosh K. K. / RTKlive

Kosova Times
Last updated: 2025/01/03 at 11:23 AM
Kosova Times Published January 3, 2025
Share
SHARE

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë euro.

 

Sipas njoftimit, gjatë vitit paraprak Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm sa i përket tërheqjes së investimeve dhe realizimit të aktiviteteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sa iu përket investimeve kapitale, janë gjithsej 22 projekte të reja infrastrukturë publike dhe sociale të cilat do të realizohen në bashkëfinancim me komunën e Gjilanit dhe me mbështetjen financiare nga niveli qendror dhe donatorë të cilat kapin vlerën prej 12 913 448.72 eurosh.

DZhE-ja do t’i bashkëfinancojë projektet prioritare në vlerë prej 5 827 087.99 eurosh nga të cilat 7 086 360.73 euro do të financohen nga donatorët.

I pari i komunës tregoi se gjatë vitit 2024 kishte filluar inicimi i projektit ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, në vlerë prej rreh një milion dhe është nënshkruar kontrata.

“Ky projekt madhor do të jetë një epokë e re për transportin, ku do të kemi një stacion modern. Kohëzgjatja e përfundimit të këtij projekti është për dy vjet”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.

Ai më tej shtoi se disa prej projekteve të investimeve kapitale sipas marrëveshjeve me donatorë janë planifikuar të realizohen për periudhën dy-vjeçare dhe priten të përfundojnë sivjet.

Kryetari i Gjilanit tha se Kult Qendra në lagjen Dardania, është në ekzekutim të punëve. Kjo po i shton vlerë kësaj fushe në Gjilan. Vlera e saj është 1.2 milion euro.

Sipas tij, edhe zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” është në ekzekutim të punëve. Projekti është 2.4 milionë dhe është kryer rreth gjysma e punëve të kolektorit dhe punimet po vazhdojnë.

“Fundviti erdhi me super investim në Gjilan. Nënshkruam kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit tregoi në proces është edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza në qytet dhe së shpejti pritet të nisin punimet, pas shpronësimeve. Shumë qytetarë preken nga ky projekt i cili do të jetësohet.

Kryetari tregoi edhe për asfaltimin e rrugës në fshatin Haxhaj, terrenet sportive. Kanalizimi fekal Livoç të Poshtëm – Livoç i Epërm- Lagjja Kodra e Thatë. Ai përmendi edhe mini parqet, terrenet sportive në fshatin Mihyr. Projektin Smart Citz (Neutral Host).

Në tri shkolla janë bërë investime në infrastrukturë e laboratorë si: ShFMU “Abaz Ajeti” ShFMU ‘’Rexhep Elmazi’’. ShMT “Mehmet Isai”.

Sipas tij, asfaltimi i rrugës nga fshati Dobërçan-Pogragjë ka përfunduar  prej 3.7 kilometrash. Në fshatin Malishevë po vazhdon faza e 2, asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj dhe rruga Llovcë – Ranatovcë.

Kryetari i Gjilanit, tha se komuna për vitet 2023 dhe 2024 ka përkrahur bizneset e reja dhe ato ekzistuese të grave me mjete financiare me vlerë 248,000.00 euro. Kjo ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese, avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me qëllim të përkrahjes dhe subvencionimit të bizneseve të reja dhe atyre të grave ndërmarrëse ekzistuese për vitin 2025 ka planifikuar në ndajë 220,000 euro”, tha Hyseni.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times January 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, “të përfshirë në dëbimin e fëmijëve ukrainas”

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Një dron goditi kullën e Kadyrovit. Kronikë lufte
Ursula von der Leyen është shënjestra e propagandës ruse
25 vjet heshtje diskrete
Renovimi i IML-së, Ministria e Drejtësisë tregon ku do të investohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?