By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, mot i ftohtë, reshje dëbore dhe akull
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, mot i ftohtë, reshje dëbore dhe akull
Rajon / Botë

ShBA, mot i ftohtë, reshje dëbore dhe akull

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 6:43 PM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në brigjet lindore të vendit, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe institucioneve qeveritare në disa shtete.

Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në Kansas, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Pritej që dëbora të arrinte në të paktën 20 centimetra, së bashku me erëra të forta deri në 72 km/orë.

Uashington, 6 janar 2025 – Pamje të regjistruara pranë ndërtesës së Zërit të Amerikës

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për stuhi dimërore nga Kansasi në Misuri deri në Nju Xhersi.

“Disa zona në këtë rajon që do të kenë sasitë më të mëdha të borës, këto mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit .

Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaktare për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

Anulohet mësimi në shkolla

Të hënën shkollat u mbyllën në rang të gjerë. Rajonet në Indiana, Virxhinia dhe Kentaki njoftuan anulimin e mësimit të dielën pasdite.

Shkollat publike në Kentaki anuluan mësimet, aktivitetet jashtë mësimore dhe sportive për afro 100 mijë nxënës.

Shkollat u mbyllën dhe në Merilend, ku guvernatori Wes Moore shpalli gjendjen e emergjencës të dielën dhe njoftoi se institucionet shtetërore do të ishin mbyllur të hënën.

“Siguria e banorëve të Merilendit është përparësia jonë. Ju lutem mos qarkulloni gjatë kësaj stuhie. Merrni masa për familjen dhe shtëpinë tuaj dhe karikoni mjetet e komunikimit në rast se do të ketë një ndërprerje energjisë elektike”, tha zoti Moore përmes një deklarate.

You Might Also Like

Biden, Obama dhe republikanët “së bashku” në Cafe Milano në Uashington

Trupat e mijëra ushtarëve të rënë janë kthyer në Ukrainë

Rafineritë më të mëdha të Indisë kanë vendosur të ulin blerjet e naftës nga Rusia në pothuajse zero për shkak të sanksioneve të Trump

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikon aleatët e Kievit

Në Poloni, një shtetas ukrainas u akuzua për spiunazh për Rusinë

TAGGED: #Akull, #Borë, #Ftohtë, #ShBA
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Rama për raportin e Dick Martyt: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
Inteligjenca gjermane: Putin shpalli luftë kundër Perëndimit
Një anije ka marrë flakë pranë Mljetit
Autoritetet ruse planifikojnë të dërgojnë adoleshentë nga mosha 16 vjeç në industri të rënda dhe të rrezikshme
VOA: Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?