Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë demoluar disa villa. Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 15:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.