Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili në natën e ndërrimit të mot moteve ka shtënë me armë zjarri në Prizren.
“Lidhur me rastin e lartcekur zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një armë me gas, një karikator dhe 13 fishekë të kalibrit të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.