“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 07.01.2025, rreth orёs 10:00, përmes njё videoincizimi ku shihen disa persona duke festuar me rastin e “Krishtlindjeve Ortodokse” nё fshatin Cerkolez-Istog dhe duke shtёnё me armё zjarri”, njofton Policia.

Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, kanё identifikuar tё dyshuarin i cili kishte shtёnё me armё, i njëjti gjatё bisedёs me zyrtarёt Policor ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi.

“Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e pësonit tё dyshuar nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B, dy (2) karikator tё sё njejtёs armё, njё (1) pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm dhe njё (1) Pushkё Gjuetie. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt”, njofton Policia.