By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polemika mes udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Polemika mes udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit
Rajon / Botë

Polemika mes udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 8:56 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka akuzuar Armeninë fqinje se paraqet një kërcënim “fashist” që duhet të shkatërrohet, komente të cilat udhëheqësi i Armenisë i quajti një përpjekje të mundshme për të justifikuar një konflikt të ri.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë pasur një sërë konfliktesh që nga fundi i viteve 1980, kur Nagorno-Karabakhu, një rajon në Azerbajxhan që kishte një popullsi kryesisht armene, u shkëput me mbështetjen e Armenisë.

Në shtator të vitit 2023, Azerbajxhani rimori Nagorno-Karabakun, duke bërë që pothuajse të gjithë 100 mijë armenët të largoheshin masivisht drejt Armenisë. Që atëherë të dyja palët kanë thënë se duan të nënshkruajnë një traktat për t’i dhënë fund konfliktit.

Por në një intervistë me kanalet televizive të Azerbajxhanit të martën mbrëma, Aliyev tha: “Armenia është në fakt një burim kërcënimi për rajonin. Shteti i pavarur armen është në thelb një shtet fashist. Për gati 30 vjet, ky vend u qeveris nga vartësit e ideologjisë së fashizmit, të pasqyruar në shtetin e tyre.”

“Prandaj, fashizmi duhet të çrrënjoset”, shtoi ai. “Ai do të çrrënjoset nga udhëheqja e Armenisë ose nga ne. Nuk ka rrugë tjetër.”

Në komentet për agjencinë shtetërore armene të lajmeve Armenpress, kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se Jerevani mbetet i përkushtuar ndaj negociatave paqësore.

“Ndoshta Baku po përpiqet të krijojë një arsye “legjitime” për përshkallëzim të tensioneve në rajon”, citoi agjencia Armenpress kryeminstrin Pashinyan.

Bisedimet e paqes midis dy palëve kanë qenë të rralla dhe përparimi ka qenë i ngadaltë. Dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike dhe kufiri i tyre prej një mijë kilometrash mbetet i mbyllur dhe shumë i militarizuar.

Azerbajxhani ka thënë se Armenia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj për të hequr ato që Baku thotë se janë pretendime ndaj territorit të saj përpara se të nënshkruhet një traktat. Armenia thotë se nuk ka pretendime terrritoriale ndaj Azerbajxhanit.

Aliyev tha se vendi i tij nuk dëshiron të kthehet në luftë, por se Armenia, e cila është disa herë më e vogël se Azerbajxhani si me popullsi ashtu edhe me territor, po riarmatoset për konflikt.

Presidenti i Azerbajxhanit ka sugjeruar më parë se pjesë të Armenisë janë me të drejtë territore të Azerbajxhanit.

Në një intervistë, zoti Aliyev tha se Azerbajxhani do të siguronte korridorin Zangezur, një rrugë që lidh pjesën më të madhe të vendit me rajonin Nakhchivan dhe aleaten e ngushtë Turqinë.

Armenia thotë se nuk është kundër hapjes së rrugëve të transportit nëpër territorin e saj, por duhet të ruajë kontrollin e saj mbi një korridor të tillë.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

TAGGED: #Armeni, #Azerbajxhan
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Trump kërcënoi se do ta largonte Rusinë nga ekonomia globale nëse Putin nuk i jep fund luftës
Kurti pas takimit me diplomatët: Çështje urgjente për Kosovë është siguria
Nisin ethet e Kupës
Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?