By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Universiteti i Tetovës heq nga puna Artan Grubin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Universiteti i Tetovës heq nga puna Artan Grubin
Rajon / Botë

Universiteti i Tetovës heq nga puna Artan Grubin

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 10:11 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Juridik të këtij universiteti.

Zoti Grubi, i cili shërbeu në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e kaluar të koalicionit mes Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, u arratis nga vendi para tre javësh, ndërsa autoritetet po përgatiteshin për fillimin e një procesi gjyqësor kundër tij, nën akuzat për marrje ryshfeti.

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës Safet Emruli konfirmoi për Agjencisë Shtetërore të Lajmeve MIA se vendimi për largimin nga puna të zotit Grubi, u mor për shkak të mungesës paarsye të tij në punë.

“Vendimi i është komunikuar atij zyrtarisht, si me postë ashtu edhe në mënyrë elektronike”, sqaroi dekani Emruli.

Në bazë të ligjit, një punonjës mund të hiqet nga puna nëse nuk paraqitet tre ditë me radhë në vendin e punës, apo pesë ditë përgjatë gjithë vitit dhe mbi mungesën nuk jep asnjë arsye.

Vendimi i fakultetit u përshëndet nga koalicioni i partive shqiptare në qeveri “Vlen”, përfaqësuesit e së cilës thanë se zoti Grubi “nuk i përmbush kriteret morale dhe as profesionale për të dhënë mësim në Universitetin e Tetovës”.

Me 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të zotin Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar llogaritet në 8.2 milionë euro.

Zoti Grubi dhe zoti Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Organet maqedonase filluan hetimet dhe ndjekjen penale pas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, se ka përcaktuar ish zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe anëtarin e Gjykatës së Apelit Enver Bexheti, si persona të padëshiruar për shkak të përfshirjes së tyre në akte korrupsioni.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Grubi dhe zoti Bexheti “morën ryshfet duke minuar proceset gjyqësore që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, ish-drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin në Maqedoninë e Veriut”.

Ish-zëvendëskryeministri nuk ka bërë asnjë deklaratë përveç një postimi në facebook, pasi prokuroria njoftoi më 11 dhjetor se do të hetonte çështjen për rushfet në ngarkim të zotit Grubi dhe zotit Bexheti. Ai tha se po shkëputej nga jeta publike.

Gjatë një qëndrimi së fundmi në Kosovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pjesë e së cilës është dhe zoti Grubi, tha se “ai ndodhej diku në trojet shqiptare”.

“Nuk e kam takuar; është mirë. Është një proces që duhet të ketë një epilog. Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, tha zoti Ahmeti në ditët e fundit të vitit 2024.

Deklarata e tij nxiti reagimin në Shkup të disa partive politike, një pjesë e të cilave kërkuan që zoti Ahmeti të paraqitej në prokurori për t’u rrëfyer rreth vendndodhjes së Artan Grubit.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

TAGGED: #Artan Grubi, #Universiteti i Tetovës
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola beson te mbështetja e tifozëve për kalimin e krizës

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Leverkusen fiton si mysafir i Leipzig
Një tërmet ka tronditur Sarajevën, ende nuk ka informacion për fuqinë
Osmani e falënderon Fondacioni Pan-Evropian për çmimin e dhënë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?