By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lagjja ‘Bajram Curri’ në Prizren mbi 10 orë pa ujë të pijshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lagjja ‘Bajram Curri’ në Prizren mbi 10 orë pa ujë të pijshëm
Lajme

Lagjja ‘Bajram Curri’ në Prizren mbi 10 orë pa ujë të pijshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/01/09 at 8:58 PM
Kosova Times Published January 9, 2025
Share
SHARE

Përfaqësues të një ndër lagjeve më të mëdha të Prizrenit, asaj të “Bajram Currit”, kanë protestuar para Hidroregjionit Jugor, të pakënaqur me furnizimin me ujë së paku në gjashtë muajt e fundit.

Ata thonë se pa ujë mbesin mbi 10 orë në ditë.

“Ne kërkojmë që reduktimet të hiqen, të kemi ujë të bollshëm për të kryer obligimet qytetarët në lagje”, ka thënë Dashmir Susuri, banor i lagjes “Bajram Curri”.

“Jemi të indinjuar për shkak të ujit, e kisha lut ‘Hidroregjionin’ që të mos na e ndalë ujin, të jemi të barabartë me të gjithë lagjet, jemi diku nga 10 orë 12 orë pa ujë”, ka thënë në anën tjetër banori Nderim Shala.

Selim Buqaj ka thënë se reduktimet do të ishin të pranueshme gjatë sezonit të verës, por jo tani.

“Tash ka shtim të ujit, nuk e di pse na mos me u furnizua me ujë si të gjitha lagjet, pse me pas reduktime të vazhdueshme, hajde koha e thatësirës, gusht shtator jemi të mirëkuptimit, mirëpo tani në këtë kohë kur ka shtim të ujit, kjo nuk është e drejtë”, ka thënë ai.

Një grup nga protestuesit u ftuan nga kryeshefi i kompanisë Hidroregjioni Jugor, Fadil Berisha, për të biseduar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë. Përfaqësuesi i lagjes Pelivan Pulaj tha se kanë marrë premtime nga udhëheqësit e kompanisë se me shtimin e nivelit të ujit në burime, do të ulen edhe reduktimet jo vetëm në këtë lagje, por edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Ndërkohë kryeshefi i Hidroregjionit, deklaroi për RTK-në se janë duke monitoruar situatën e ujit në burime dhe se me rritjen e kapaciteteve të ujit, presin të zbusin edhe orarin e reduktimeve në lagjet e Prizrenit.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

TAGGED: #10 orë pa ujë të pijshëm, #Lagjja ‘Bajram Curri’, #Prizren
Kosova Times January 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Prekazi është altari i lirisë, themeli i shtetit, zemra e kombit

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Arratiset Enver Sekiraqa
Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës
Abdidhiku: Sibel Halimi sjell kulturë dhe gëzim në Prishtinë
OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?