By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradon të akuzuarit në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradon të akuzuarit në Bruksel
Lajme

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradon të akuzuarit në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 5:03 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Të enjten në Bruksel nisi procesi ndaj vrasjes së aktivistit Enver Hadri, 35 vjet më parë. Të akuzuarit serbë që punonin në shërbimin sekret jugosllav, të cilët dyshohen se kryen këtë vrasje Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq janë ankuar ndaj vendimit të gjykatës, ndërkaq Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i UDB-së, për të cilin thuhet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Enver Hadrit, nuk është ankuar në këtë vendim.

Në vitin 2016 të tre ishin dënuar me burgim të përjetshëm, por që Serbia nuk i ekstradoi.

Procesi gjyqësor për vrasjen e aktivistit Kosovar Enver Hadri nisi këtë javë në Gjykatën në Bruksel. Tre të akuzuarit për vrasjen e Hadrit në vitin 2016 janë shpallur fajtor me burgim të përjetshëm në Belgjikë.

Në vitin 2016 ata janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Të tretë gjenden në Serbi, ndërsa autoritetet e Beogradit refuzojnë t?i ekstradojnë në Belgjikë. Vajza më e vogël e Hadrit, Teuta ishte 13 vjeçe kur i është vrarë Babai.

Procesi zhvillohet vetëm për dy nga tre të dënuarit: Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq. Ata kanë deponuar ankesë ndaj vendimit paraprak, ndërsa i treti, Bozhidar Spasiq, ish zyrtar i UDB-së për të cilin thuhet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Enver Hadrit nuk është ankuar në këtë vendim.

Ditët e fundit, kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Spasiq u paraqit në disa mediume serbe.

Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990 derisa ishte në në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq. Edhe gjykata belge ka konstatuar se vrasja e tij ishte porositur nga shërbimi sekret jugosllav, ndërsa është ekzekutuar nga kriminelët me ndihmë logjistike nga Beogradi.

Dosja Hadri në gjykatën penale belge numëron mbi 3000 faqe. Anëtarët e jurisë, gjithsej 12, paraprakisht do të dëgjojnë edhe të gjeturat e dëshmitarëve: në mesin e tyre ekspert ndërkombëtarë të cilët do të elaborojnë kontekstin gjeopolitk dhe mënyrën se si kanë funksionuar shërbimet sekrete gjatë të 90-tave.

Procesi pritet të zhvillohet deri në fund të muajit janar.

You Might Also Like

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues

Maqedonci zhvilloi takim virtual me shefen e operacioneve të NATO-s, Viehe

TAGGED: #Brukseli, #Enver Hadri, #Serbia
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sobowale i bashkohet Prishtinës

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Haradinaj akuzon Kurtin: gënjeshtra ndaj diasporës është mohim i kontributit të saj
Nga breshëri i madh i shiut 118 të burgosur arratisen nga burgu në Nigeri
Forcat e sigurisë i ofruan Putinit të pushonte Shoigun, të vendoste ligjin ushtarak dhe të fillonte një mobilizim të përgjithshëm
Akademi shkencore me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?