By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta
Lajme

BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 5:12 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Guvernatori i Kosovës, Ahmet Ismaili, u prit në takim bilateral në selinë e Bankës Qendrore të Italisë (Banca d’Italia) nga Guvernatori dhe zëvendësguvernatorja Scotti, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin institucional, ecuritë dhe zhvillimet aktuale ekonomike, sektorin financiar si dhe planet strategjike.

Bëhet e ditur se takimi u fokusua në projektin më të ri të dakorduar për pagesa të shpejta, i cili gjatë ditës, në një ceremoni të organizuar, u nënshkrua ndërmjet Bankës së Italisë, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe bankave qendrore nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Banka e Italisë, me aprovimin e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si zhvilluese dhe operatore e sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit (TIPS), do të ndërtojë sistemin TIPS Clone për të ofruar këtë infrastrukturë edhe për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e cila u nënshkrua sot bën që Banka e Italisë ta zhvillojë këtë sistem për disa prej vendeve të rajonit, përfshirë Kosovën. Ky projekt përfaqëson projektin më të rëndësishëm infrastrukturor dhe strategjik të realizuar nga BQK, në arritjen e objektivit dhe planit të saj strategjik. Një projekt i tillë paraprakisht është mbështetur nga Bordi i BQK-së, pas një analize disa mujore dhe pune intensive të ekipeve tona në nivel rajonal, si dhe takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në Washington D.C., gjatë takimeve vjetore në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e BQK-së

Ky partneritet strategjik me Bankën e Italisë, , sipas BQK-së, shënon një moment historik dhe vendos Kosovën në një nivel ku do të përfitojë nga ekspertiza profesionale dhe teknike, duke marrë një sistem që aktualisht Eurosistemi e përdor, deri tek përfitimet e tjera të rëndësishme në rrugën integruese, që pritet të materializohen me anëtarësimin e Kosovës në SEPA.

Përveç të tjerash, çdo zhvillim i ri në sistemin e BE-së pritet të përditësohet në vijimësi edhe për Kosovën ndër vite, duke mbajtur kështu infrastrukturën e pagesave të Kosovës në hap me zhvillimet dhe inovacionet në BE.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin ndaj Bankës së Italisë, Guvernatorit Panetta, Zëvendësguvernatores Scotti, si dhe homologëve nga bankat qendrore të rajonit që kanë mbështetur dhe janë bashkuar në këtë nismë, duke mundësuar këtë projekt të infrastrukturës strategjike dhe kritike, në një kohë kur, përveç zhvillimeve teknologjike dhe risqeve që sjell ajo, edhe aspekti gjeopolitik paraqitet i rëndësishëm. Zhvillimi i sistemit nga ekipi i profesionistëve të Bankës së Italisë paraqet një faktor të rëndësishëm në suksesin e tij”, thuhet pos tjerash në këtë njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

TAGGED: #Banka e Italisë, #BQK
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri me kthjellime, temperaturat mbeten të pandryshuara

Kosova Times Kosova Times May 2, 2025
KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!
Ministri i ri i Mbrojtjes Belousov do të pompojë me para kompleksin ushtarako-industrial dhe ekonominë
ShBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE
ISIS konfirmoi përfshirjen në sulmin ndaj Crocus duke publikuar një video të filmuar nga terroristët në sallën e koncerteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?