By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave
Lajme

Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 6:14 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për gratë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Kosovës, duke theksuar kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe kufijve të vendit. Deklaratat e tij erdhën në kuadër të shpalljes së vitit 2025 si “Viti i Grave” nga Kryeministri Albin Kurti.

Sveçla vlerësoi rolin e 1,247 grave dhe vajzave që shërbejnë në Policinë e Kosovës, përfshirë 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15 kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 251 police të reja. Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në njësitë speciale dhe patrullat kufitare.

“Ju jeni shembulli më emblematik se si vajzat dhe gratë e kryejnë detyrën për atdheun. Ju jeni ura që lidh besimin dhe sigurinë mes policisë dhe qytetarëve,” deklaroi Sveçla.

Ministri lavdëroi kontributin e grave në sektorë të ndryshëm të policisë, nga patrullat në komunitet, hetimet dhe mbrojtjen e kufirit, deri te njësitë speciale. Ai theksoi rolin e tyre si frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Ju keni hapur me kurajo një rrugë për gjeneratat e ardhshme të vajzave dhe grave, duke u bërë shembull i guximit, përpjekjes për barazi, përkushtimit dhe profesionalizmit.”

Sveçla siguroi mbështetje të plotë për policet dhe ftoi vajzat e reja t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

“Dua të zotohem publikisht që do të mbështes me çdo kapacitet që më jep ligji policet tona. Gjej rastin të ftoj vajzat që t’i bashkohen radhëve të Policisë.”

Ministri përfundoi duke riafirmuar angazhimin e tij për fuqizimin e pozitës së grave brenda organizatës policore.

“E ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah jush, krenarë për shërbimin tuaj, të frymëzuar nga sakrificat dhe guximi juaj, e të përkushtuar për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.” /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

TAGGED: #2025, #Albin Kurti, #Viti i grave, #Xhelal Sveçla
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Basha bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit Rugova dhe Adem Demaçit

Kosova Times Kosova Times September 3, 2025
Kurti e Sveçla kujtojnë zyrtarin e EULEX-it që u vra 11 vjet më parë
Nga plagosja me thikë te mbajtja pa leje e armëve, 9 të arrestuar në Tiranë
Një politikan izraelit sulmoi ashpër prezantuesin që pyeti për civilët palestinezë në Gaza (VIDEO)
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?