By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Media amerikane “World Footprints”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Media amerikane “World Footprints”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025
Turizëm

Media amerikane “World Footprints”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025

Kosova Times
Last updated: 2025/01/11 at 10:40 AM
Kosova Times Published January 11, 2025
Share
SHARE

Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “World Footprints”.

Ndërsa shumë destinacione turistike tradicionale përballen me turizmin masiv, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë vende që janë më të qeta, më kuptimplota dhe të pacënuara.

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar 10 destinacione të reja për t’u vizituar vitin e ardhshëm – mes të cilave kryeson Shqipëria.

Nga pikat e nxehta në zhvillim deri te thesaret e fshehura, këto destinacione premtojnë aventura unike.

Shqipëria: Parajsa bregdetare e pacënuar e Evropës

Shqipëria po bëhet shpejt destinacioni më i kërkuar i Mesdheut.

E njohur për ujërat e saj bruz, qytetet e bukura bregdetare si Saranda dhe rrënojat antike si ato të Butrintit – kjo perlë ballkanike ofron një alternativë të re kundrejt destinacioneve të mbipopulluara më vizitorë si Greqia apo Kroacia.

“Shqipëria mbetet ndër vendet turistike nën radar për t’u vizituar edhe në 2025. Ajo ofron histori, peizazhe dhe bukuri mesdhetare me një kosto më të përballushme krahasuar me destinacionet më të njohura evropiane”, tha Tom Hall, zëvendëspresidenti i “Lonely Planet”.

Riviera Shqiptare është shtëpia e plazheve të pacenuara dhe ujërave të pastra kristal – ndërsa pikat kryesore në brendësi të vendit të vogël mesdhetar – përfshijnë Bjeshkët e Nemuna, të preferuara nga alpinistët – dhe Gjirokastrën, një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – i famshëm për arkitekturën e tij të epokës osmane.

Ndërsa infrastruktura vazhdon të përmirësohet, Shqipëria ka vendosur të lehtësojë aksesin në atraksionet e saj autentike dhe të pazbuluara.

Në një epokë kur turizmi masiv po riformulon destinacionet e njohura, eksplorimi i vendeve si Shqipëria ofron jo vetëm një përvojë më intime, por edhe mundësinë për të mbështetur praktikat e qëndrueshme.

“World Footprints” rendit 10 destinacione të reja për t’u vizituar në vitin 2025:

1-Shqipëria
2-Gjeorgjia
3-Huaraz, Peru
4-Salta, Argjentinë
5-Ishujt Ikaria dhe Kythira, Greqi
6-Uzbekistani
7-Zambia, Afrikë
8-Medellín, Kolumbi
9-Laos, Azia Juglindore
10-Grinlanda       //a.i/

https://www.msn.com/en-us/travel/tripideas/top-travel-destinations-for-2025-emerging-gems-worth-exploring/ar-AA1wSv51?apiversion=v2&noservercache=1&domshim=1&renderwebcomponents=1&wcseo=1&batchservertelemetry=1&noservertelemetry=1

You Might Also Like

Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris

”Travel and Tour World”: Xhamia e Kuqe e Beratit, kryevepra arkitekturore që duhet vizitua

Via Dinarica – një udhëtim nëpër malet e rajonit që kombinon natyrën dhe kulturën

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

“Travel and Tour World”: Bum ekoturistësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Kosova Times January 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk, flasin për sigurinë në Kosovë
Presidenti Begaj në festivalin folklorik: Tekstet e këngëve tuaja kanë ndikuar fuqishëm në formimin e ndërgjegjes patriotike
Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën
Gërvalla dhe homologu nga Malta diskutojnë për bashkëpunim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?