Sipas parashikimeve t Institutit Hidtrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 0°C. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 m/s. IHMK po ashtu ka bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtasin automjetet me kushtet atmosferike. Sipas IHMK-së java e ardhshme parashihet të ketë temperatuara tipike dimërore.