Në një postim të tij, Tahiri theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke thënë se ato nuk janë thjesht për katër vjet, por për të ardhmen e Kosovës për një shekull.

“Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme. Nuk ka ditë dhe moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore,” ka deklaruar Tahiri.

“Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja,” ka shtuar ai.

Tahiri ka theksuar se programi i AAK-së, me numrin 137, garanton një Kosovë të përqendruar tek qytetari dhe me synim për t’u anëtarësuar në NATO.