Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Bëhet e ditur se u bisedua rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.
“Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit. Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.
Gjithashtu bëhet e ditur se zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.