Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pret që partitë të sillen sipas traditave të forta demokratike.

“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në njoftim.