Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë.
Me anë të dy vendimeve të ndara, më 13 janar 2025, trupi gjykues ka urdhëruar gjithashtu Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqes në mënyrë shkresore deri më 21 shkurt 2025 parashtrimin e saj për rishqyrtimin e ardhshëm të masës së paraburgimit për dy të akuzuarit.
Vendimet e plota mund t’i lexoni këtu për Jakup Krasniqin , kurse për Rexhep Selimin.