By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrushi në ushqim: Nga sallatat freskuese te gjellët
September 4, 2025
Dreka në 20 minuta: Recetë për një makarona kaq të shijshme dhe kremoze me tre lloje djathrash
September 4, 2025
Ryanair prezanton çantën më të madhe të dorës falas – rregulla të reja nga muaji i ardhshëm
September 4, 2025
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
September 4, 2025
Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin
Lajme

Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 8:56 AM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve, vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës, për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra).

Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë, disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit.

Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale. Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë, pothuajse kanë arritur sa në Madrid.

Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror.

Në zonat jashtë qendrës, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në Tiranë, çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes.

Në zonat jashtë qendrës në Madrid, çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.

Në hyrje të Komunës së Parisit, në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror.

Krahasuar me çmimet e 2023, (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror.

Ndërsa në zonën e ish-Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror.

Periferia gjithashtu, po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut, për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet.

Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë, çmimet janë 1,200 euro për metër katror.

Në Astir, çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri, (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Rritja 15%.

Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta, kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.

Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare, gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve, për shkak të çmimeve të larta.

Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT.

Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.

Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat.

Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./Monitor

You Might Also Like

September 3, 2025

Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës

Dogana parandalon hyrjen e 7,500 produkteve të falsifikuara në vend

Shefi i BQE-së: Politika monetare e SHBA-së nuk duhet të varet nga diktatet e një personi

AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online

Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Le ta shohim fitoren: Projekti eksperimental i ushtarit të verbuar ukrainas

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS
O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme
Presidenti i Francës njoftoi vendimin për rritjen e buxhetit të mbrojtjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?