By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike
July 23, 2025
Amerikanja pretendon se zonja e parë e Francës është burrë, Macron e padit
July 23, 2025
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
July 23, 2025
Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
July 23, 2025
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri
July 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koalicioni për Familjen premton mbështetje financiare për lehonat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Koalicioni për Familjen premton mbështetje financiare për lehonat
Lajme

Koalicioni për Familjen premton mbështetje financiare për lehonat

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 9:04 PM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Koalicioni për Familjen ka hapur fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës. Nga aty bartësi i kësaj liste që garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, Eman Rrahmani ka premtuar mbështetje financiare për nënat lehona. Tha se kauzë e tyre është rritja e natalitetit në Kosovë.

 

Ai ka thënë se ky do të jetë edhe kushti kryesor që do ta kenë për këdo që do të kërkojnë bashkëqeverisje me ta.

“Kushti i parë për bashkëqeverisje është realizimi i projektit tonë për mbështetjen e nënave, të grave që do të jetë mbështetje e dinjitetshme, që do të  ndryshojë rrjedhën e natalitetit. Për secilën grua që lind një fëmijë, nuk ka rëndësi nëse është e punësuar ose jo, do të ketë mbështetje financiare nga 500 euro për çdo muaj. Për secilën grua që lind fëmijën e dytë, mbështetja financiare do të jetë 750 euro, çdo muaj për dy vite rresht, dhe çdo grua që lind tre e më shumë fëmijë, do të ketë mbështetje mujore 1 mijë euro për 2 vite”, tha Rrahmani para simpatizantëve në Mitrovicë.

Selim Pacolli nga AKR-ja, pjesë e Koalicionit për Familjen tha se dallimi mes tyre dhe të tjerëve janë vlerat e larta të familjes.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani që garon me këtë koalicion, tha se parakusht për çdo sukses do të jetë besimi në vlerat e familjeve dhe kombit.

“Koalicioni për Familje është ndërtuar mbi këto vlera dhe qëndron dinjitoz dhe ballëhapur para popullit, duke u zotuar se do të sendërtojë idealet e të parëve dhe do të krijojë të ardhme të ndritur për rininë tonë”, tha ai.

You Might Also Like

Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema

Osmani kujton Manajn: Drejtësia për të gjithë të vrarët, zotim i përhershëm

Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre

Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nxënësi vrau nxënësen, evakuohet urgjentisht shkolla e mesme: Policia është në kërkim intensiv për sulmuesin

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiq kërkesave të BE-së?
Udhëheqësi i opozitës në Gjermani propozoi lëshimin e një ultimatumi 24-orësh ndaj Putinit dhe dorëzimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
Trump: Me rënien e çmimeve të naftës, dëshira e Putinit për t’i dhënë fund luftës po rritet
Përurohen tunelet 6 dhe 7 të linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?