Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të mëdha në rajonin e Pejës, duke shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe turistik të kësaj ane.

“Sonte në bashkësinë lokale Zahaq të Pejës, që dha shumë sakrifica për Atdheun; bashkë me deputetin Dr. Shemsedin Dreshaj dhe kryetarin e degës Dr. Ali Berisha, shpalosëm planin tonë për transformimin e vendit. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të mëdha në rajonin e Pejës, duke shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe turistik të kësaj ane. Plani ynë siguron trefishimin e buxhetit për bujqësi, modernizim të infrastrukturës bujqësore dhe hapje të tregut për prodhimet vendore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tha se alternativa e tij është qeverisja e mirë – Kosova ku fitojnë të gjithë. “Çdo familje do të ketë mbështetje reale financiare, çlirimtarët do të marrin trajtimin që meritojnë e pensionistët do të kenë dinjitet”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti