“Në arsim, rritjen e cilësisë e kam në krye të prioriteteve. Për këtë e kam kërkuar ndihmën e ekspertëve më të mirë në botë, siç është themeluesi dhe zhvilluesi i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, Andreas Schleicher. Herën e kaluar kur u pamë ishte në selinë qendrore të OECD në Paris. Sot jemi në Kosovë dhe do të jemi edhe pas 9 shkurtit. Kosova mundet ma mirë dhe unë zotohem se në ekipin tim do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave. Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe ju siguroj se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamzanë Faceook.