By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘OCTOPUS’: Serbia ka etnizuar religjionin për të destabilizuar Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘OCTOPUS’: Serbia ka etnizuar religjionin për të destabilizuar Kosovën
Lajme

‘OCTOPUS’: Serbia ka etnizuar religjionin për të destabilizuar Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/16 at 4:08 PM
Kosova Times Published January 16, 2025
Share
SHARE

Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘OCTOPUS’ ka publikuar analizën mbi strategjinë nacionaliste të Serbisë dhe instrumentalizimin e religjionit ortodoks për destabilizimin e Kosovës.

 

Kjo analizë ndriçon ndikimin e këtij fenomeni në tensionet ndëretnike dhe në përpjekjet për paqe dhe bashkëjetesë demokratike në rajon. Analiza është punuar nga Arben Fetoshi, i cili së fundi është zgjedhur drejtor i ‘OCTOPUS’ dhe Gurakuç Kuçi.

“Serbia ka etnizuar religjionin, duke e shndërruar atë në një instrument nacionalist për të destabilizuar Kosovën. Festat fetare, si Krishtlindjet Ortodokse, shfrytëzohen për të promovuar agjenda politike dhe nacionaliste, duke nxitur tensione ndëretnike. Në vend të përqendrimit te vlerat shpirtërore, këto ngjarje janë kthyer në platforma për retorikë shoviniste dhe glorifikim të narrativave historike serbe, shpesh të mbështetura nga Rusia”, thuhet në analizë.

Sipas kësaj, përmes Listës Serbe, Beogradi përdor provokime politike dhe manipulime të qëllimshme për të sfiduar sovranitetin e Kosovës dhe për të krijuar një klimë të vazhdueshme tensioni.

“Ky instrumentalizim i religjionit dhe simbolikës fetare është pjesë e një strategjie më të gjerë që synon jo vetëm përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, por edhe minimin e përpjekjeve të Kosovës për stabilitet dhe bashkëjetesë demokratike”, thuhet aty.

Politizimi i fesë dhe etnizimi i praktikave fetare, sipas ‘OCTOPUS’ kanë qenë mjete të fuqishme të strategjisë nacionaliste të Serbisë, sidomos në raportin e saj me Kosovën.

“Ngjarjet fetare si Krishtlindja apo Viti i Ri Ortodoks janë shfytëzuar gjithmonë si platforma për promovimin e nacionalizmit nga grupet serbe në Kosovë. Në këto festime që përziejnë traditën me besimin fetar, serbët prezantojnë fytyrën e Djallit që thirret në emër të Zotit. Me thirrjet nacionaliste dhe duke ushqyer ndjenja shoviniste ndaj shqiptarëve, ata e “adhurojnë” nxitjen e urrejtjes, tensioneve ndëretnike dhe minimin e bashkëjetesës paqësore në rajon. Strategjia e Serbisë për ngjizjen e religjionit me politikën mbështetet fuqimisht nga aleatja e saj, Rusia, duke i dhënë asaj një shtrirje ndërkombëtare. Fenomeni i etnizimit fetar nuk kufizohet vetëm në Kosovë, por është pjesë e një strategjie më të gjerë për shtrirjen e ndikimit serb në Ballkanin Perëndimor dhe për ta sfiduar sovranitetin e Kosovës përmes mjeteve të sofistikuara hibride, duke përfshirë propagandën, narrativat e rrejshme historike dhe manipulimin politik”, thuhet aty.

Po ashtu na analizën e ‘OCTOPUS’ thuhet se një element kyç i kësaj strategjie është Lista Serbe – një subjekt politik që funksionon si instrument i drejtpërdrejt i Beogradit.

“Përmes praktikave të saj politike dhe kontrollit të komunitetit serb në Kosovë, Lista Serbe ka shërbyer si urë lidhëse midis politikave nacionaliste të Serbisë dhe veprimeve konkrete që synojnë të minojnë stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo përfshin organizimin e provokimeve të qëllimshme, përdorimin e simbolikës fetare, si dhe krijimin e një klime të vazhdueshme tensioni përmes narrativave propagandistike dhe retorikës nacionaliste.

Në këtë analizë trajtohen mënyrat se si Serbia ka përdorur “festimet fetare”, simbolikën historike dhe mekanizmat politikë si Lista Serbe, për instrumentalizimin e besimit fetar dhe avancimin e qëllimeve të saj hegjemoniste”, thuhet në analizë të cilën këtu mund ta lexoni të plotë.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times January 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania drejt lehtësimit të procedurave për marrjen e nënshtetësisë 1 orë më herët

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
Pendarovski pritet nga presidentja Osmani
Vuçiq foli me Lajçakun për më shumë se dy orë: Jam i shqetësuar për “planin” e Kurtit
Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër
Rusia nisi një sulm masiv raketor në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?