Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit Bektashi dhe bashkë me Baba Mondin firmosi dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor, i njohur ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit. Ky dokument u bë publik në vitin 2019 dhe ka si synim vendosjen e paqes në botë.

Ishte shtatori i vitit 2024 kur Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë tonë kulturore që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.