Adaptimi i objektit nga shkolla në çerdhe kap vlerën e mbi 93 mijë eurove,  ndërsa pajisja me inventar mbi 61 mijë euro.

“ Çerdhja ka sipërfaqe 430 metër katrorë dhe kapacitet për 40 fëmijë. Totali i investimeve gjatë këtij mandati në komunën e Junikut është 1,683,942.99 euro”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Pas inaugurimit në çerdhes në Junik, Nagavci ka vazhduar në Gjakovë duke inauguruar çerdhen në fshatin Bishtazhin dhe më pas edhe në Shishmon të kësaj komune.

“Adaptimi i shkollës në çerdhe në fshatin Bishtazhin, me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 70 fëmijë, do të krijojë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Për realizmin e këtij projekti MAShTI ka ndarë 126,613.82 euro për adaptimin e objektit dhe 56,578.64 euro për furnizim me pajisje”, kanë treguar nga ministria.

Ndërsa, sipas ministrisë,  rinovimi i çerdhes në fshatin Shishmon, bashkë me inventarin është investim në vlerë mbi 100 mijë euro.

“ Kjo çerdhe me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 30-40 fëmijë është një hap i rëndësishëm për të siguruar kushte të mira për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të kësaj zone. Totali i investimeve në komunën e Gjakovës gjatë këtij mandati është 11,835,812.42 euro”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.