Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Siç bëhet e ditur nga zyra kryeministrore, përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre. Aty, thuhet që Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent e demokratik.
“U konstatua se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë”, bënë të ditur komunikata nga kryeministria.