Për të nderuar jetën dhe veprën e tre heronjve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zyrtarë komunalë, ata të subjekteve politike, familjarë të heroit Kadri Zeka, miqë dhe qytetarë.

Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë me 17 janar të vitit 1982 nga shërbimi sekret jugosllav në Shtutgart të Gjermanisë.