Gjykata Speciale njofton se në çështjen Pjetër Shala është zgjatur afati i mbrojtjes për dorëzimin e njoftimit për apel kundër urdhrit për zhdëmtim.
“Në çështjen Pjetër Shala, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe caktoi datën 28 janar 2025 për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër urdhrit për zhdëmtim. I njëjti afat vlen edhe për Mbrojtësin e Viktimave, nëse vendosë të dorëzojë njoftimin për apel. Më shumë informacion në versionin e redaktuar publik të vendimit të Panelit të lëshuar sot, 17 janar”, njofton Specialja.