By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini Spastron Gjeneralët – gjahu pas parave
August 13, 2025
Plani i ri i armëpushimit u publikua, i ngjashëm me atë të Palestinës. Trump paralajmëron Putinin
August 13, 2025
Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin
August 13, 2025
DASH: Hapat e Kosovës, të besueshëm por jo të qëndrueshëm
August 13, 2025
PDK prezanton listën për Kuvendin e Prishtinës
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!
Opinion

Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/19 at 5:18 PM
Kosova Times Published January 19, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kaloj java e parë e fushatës zgjedhore e partive politike nën atmosferën e fitores së 9 shkurtit! Secili subjekt në mënyrën e vet u mundua të promovojë vlerat e kandidatëve në garë dhe të kandidatëve për kryeministra, por jo edhe programin qeverisës së partisë së tyre!

Ulërimat e liderëve, presion psikologjik ndaj qytetarëve

Tubimet e partive politike dallojnë vetëm nga flamujt partiakë dhe përmbajtja, por jo edhe nga premtimet! Pothuajse në të gjitha tubimet e partive politike i dëgjojmë të njëjtat premtime për mirëqenien e qytetarëve!

Dallimi mes njërit tubim në tjetrin janë numrat e partive dhe shifrat astronomike të premtimeve qoftë për rritje të pagave apo për investime që dëgjojmë çdo mbrëmje qoftë në transmetime të drejtpërdrejta televizive apo në kronika zgjedhore!

Në secilin tubim partiak, në rreshtin e parë është lideri i partisë me rrethin e ngushtë të tij, në rreshtin e dytë kandidatët për deputet, në rreshtin e tretë vërehen militantët partiakë, ndërsa pas rreshtit të katërt e tutje janë simpatizantët të cilët barten me autobus nga njëri qytet në tjetrin.

Në secilin qytet, në rreshtat e parë janë të njëjtit njerëz, e njëjta skenë dhe i njëjti lider që zhurmon me zërin të lartë për t’u treguar sa më bindës para masës së njerëzve për fitoren e tij më 9 shkurt 2025.

Aq shumë bërtasin dhe ekzaltohen liderët partiakë në tubimet elektorale, saqë njeriu i zakonshëm e ka të vështirë të kuptoj gjendjen emocionale të tyre. Madje nganjëherë dalin fare nga normaliteti, duken të frikshëm me mimikën e tyre, thuajse duan të eksplodojnë!

Përsëritja e numrave zgjedhorë nga dhjeta herë, me qëllim të ngulitjes në mendjen e votuesve s’është gjë tjetër veçse presion psikologjik i panevojshëm për qytetarët e vendit.

Të dashur qytetarë të vendit tim, mos u ndikoni nga tubimet elektorale, ngase ato nuk e përcaktojnë fuqinë reale të partive politike, e më së paku vlerën e tyre. Mos u ndikoni as nga premtimet megalomane, e për më tepër se kaq, mos bini pre e gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak, të cilët, ndoshta pas zgjedhjeve do t’i shihni bashkë në koalicion paszgjedhor në qeverisjen e vendit!

You Might Also Like

ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit

OPINION: Çfarë ndodh kur Trump dhe Putin ulen në Alaskë? 4 skenarë kryesorë

Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit!

Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim

Disfata strategjike e Moskës, triumfi i zhurmshëm i Uashingtonit në Kaukazin e Jugut

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
Arrestohet një serb, dyshohet për vrasjen e civilëve shqiptarë
Shtrenjtimi i kryeqytetit, të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Mal të Zi dhe Greqi
Ligjvënësi rus: Luftëtarëve të Wagnerit u premtohet amnisti nëse çarmatosen
Hulumtimi: Ngrohja globale ka çuar në një rritje të numrit të minjve në qytete
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?