Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Është raportuar  se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.