By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës
August 27, 2025
Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit
August 27, 2025
Aeroplanët gjermanë Eurofighter ngriten pas një aeroplani rus mbi Detin Baltik
August 27, 2025
Kuzhina italiane vlen 250 miliardë euro
August 27, 2025
Taylor Swift dhe Travis Kelce janë zyrtarisht të fejuar
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/01/20 at 10:51 AM
Kosova Times Published January 20, 2025
Share
SHARE

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi ka nisur dëshminë e tij, dëshmitari i 114 Prokurorisë, Hansjoerg Strohmeyer. Sipas prokurorisë, dëshmitari ka shërbyer në Kosovë si këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999-ës.

 

“Dëshmitari W02183 ka qenë këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999. Dëshmitari W2183 do të japë dëshmi për situatën që ka parë në Kosovë kur ka mbërritur dhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së dhe çështjet që kanë diskutuar së bashku. Dëshmitari W02183 do të japë dëshmi për njësitet policore të UÇK-së, autoritet lokale dhe tensionet që kanë pasur UNMIK-u me qeverinë e përkohshme të Kosovës”, ka theksuar prokurorja gjatë prezantimit të dëshmitarit.

Dëshmitari ka theksuar se gjatë punës së tij në Kosovë kanë pasur dy vështirësi: si të ushtrohej autoriteti i UNMIK-ut në zonat që kontrollonte UÇK-ja dhe e dyta ishte rendi publik dhe ofrimi i shërbimeve jetike.

Sipas Strohmeyer, gjatë kësaj periudhë situate ka qenë më e tensionuar në Prizren, se sa në pjesët tjera të Kosovës.

Prokurorja paraqiti një raport që sipas saj mbante datën 16-17 qershor 1999 e që fliste për disa serbë që janë takuar me anëtarë të OSBE-së dhe kanë kërkuar ndihmë sa i takon rrëmbimeve të pretenduara të anëtarëve të tyre nga UÇK-ja.

Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari është parashikuar që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurorisë i nevojiten një orë e gjysmë, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashikuar gjashtë orë për kundërpyetje.

Përpara kësaj, trupi gjykues foli për një kërkesë të Prokurorisë që dëshmitari W02714 të dëshmojë përmes video-lidhjes për nesër paradite. Mbrojtja e Thaçit dhe Selimit nuk patën kundërshtime. Ndërsa, ajo e Krasniqit dhe Veselit kanë theksuar se do të përgjigjen nesër.

You Might Also Like

Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë

FT: Vendet perëndimore diskutojnë krijimin e tre linjave të mbrojtjes për Ukrainën

Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje

Në Shqipëri rritje e temperaturave deri në 33°C

Tahiri: PDK ka bërë hapin më të madh në krijimin e institucioneve të vendit

Kosova Times January 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Komiteti HatTrick miraton disa projekte, takimi i radhës në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
Miratohet plani për ndërtimin e Memorialit për fëmijët e vrarë
Borrell: Jemi të gatshëm për masa të reja nëse nuk shtensionohet situata në veri
BE përfiton falas nga “truri i Kosovës”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?