By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Faleminderit shpëtimtari ynë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Faleminderit shpëtimtari ynë!
Opinion

Faleminderit shpëtimtari ynë!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 9:08 AM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.

Veprat e tij i kemi kudo dhe kahdo në mesin tonë

Me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike, na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqësor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me besim të fuqishëm në Zot dhe Atdhe.

Me veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqësore, si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Përjetësisht i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenies sonë kombëtare, atit themeltar të shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfra për të shprehur gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenies sonë kombëtare.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikanët e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jashtë projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtët binar siç qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rugova na la shtetin amanet

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë dhe të ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Themelet e forta të shtetit të Kosovës, të, cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës aktive paqësore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formulë tjetër më të saktë sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë dhe shumë projekte të fushave të ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Engjëlli ynë, shpëtimtari i qenies sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e tij, pasi i realizoj të gjitha premtimet dhe i përmbushi të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritët lartë në qiell, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe besa me tradhti.

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrov dhe Yi diskutuan: Moska dhe Pekini kanë pikëpamje të ngjashme për SHBA-në dhe Ukrainën

Kosova Times Kosova Times September 19, 2023
Rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë, bëhet thirrje për përdorim raciona
Zëvëndësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, jep dorëheqje
Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri
Kryeministri palestinez në ardhje me plan për rindërtimin e Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?